ARKATANA

Precedenti “Krimea”, Serbia mund të sulmojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – Qendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime.

Agjencia në varësinë e ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron Qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti.

Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës. Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari.

Mobi Casa

Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar deri më tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë. Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste, ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”.

“GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga kolonel Zaim Kuçi, kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.