FIDANISHTJA

Prapë VV e godet Ambasadën Amerikane

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, sërish ka “goditur ambasadoren amerikane” duke thënë se në Kosovë është dashur të mbahet një debat i gjatë në lidhje me deklaratën e saj.

“Ka munguar një debat për deklaratën e ambasadores amerikane në Kosovë, për një deklaratë shumë problematike mendoj”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV’së.

“Nuk ka qenë aspak demokratike dhe aspak miqësore. Mendoj se kjo duhet të trajtohet si problem”, ka deklaruar Molliqaj.

Uji Dea

Ai ka thënë se është dashur të debatohet për deklaratën e ambasadores që nga përmbajtja e gjuha dhe deri te ndërhyrja e saj.

Molliqaj ka thënë se deklarata e ambasadores Jacobson ka qenë jodemokratike.

“Ky ka qenë skandali më i madh diplomatik sa i përket gjuhës së përdorur. Për pesë muaj rresht kemi dëgjuar Ambasadat duke thënë se nuk ndërhyjnë. Kjo ndërhyrje ka qenë aspak demokratike dhe aspak miqësore”, ka thënë ai.