Fundamenti

“Prapë e shkelën Kushtetutën”, reagime ndaj Qeverisë pas rrëzimit të pjessshëm të Ligjit për Paga

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik.

Kushtetueseja thotë se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për këtë vendim menjëherë kanë reaguar subjektet politike opozitare.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Qeveria është shkelëse e vazhdueshme e Kushtetutës.

“Prapë e shkelen Kushtetutën. Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Gashi.

“Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër”, ka vijuar tutje Gashi.

Nga ana tjetër Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se “ligjet e kota” të kësaj qeveria janë në rënie të lirë.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka shkruar Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve të kësaj Qeverie të “trajnohen” nga ish-anëtarët e Kushtetueses për të mos shkelur më tej Kushtetutën.

“Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”.

“Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, ka reaguar ndër të tjera Tahiri.

Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dhënë një koment të shkurtër për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Mobi Casa

Në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka komentuar faturat e rrymës, për çka shumë qytetarë po ankohen, Miftaraj ka thënë se edhe “Ligji për Paga shkoi për vitra”.

“Kur po i shoh faturat e rrymës në Facebook, po ma jap pershtypjen se shumica e popullit të Kosovës qenkan Oligark.

Nje qeveri majtiste nuk ka qasje miqesore me Oligarket

P.S. Ligji për Paga shkoi për vitra poashtu!”, shkroi ai.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit, i cili e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj.

Për këtë Ligj, Avokati i Popullit kishte pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese u tha se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.

Gjykata Kushtetuse urdhëron Kuvendin e Kosovës që brenda 6 mujash nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit “të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”.

“Të urdhërojë Kuvendin e Republikës së Kosovës, që brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; (viii) deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) të Ligjit të kontestuar, paragrafi 3 i nenit 2 (Fushëveprimi), paragrafi 2 i nenit 22 (Shtesat), paragrafi 5 i nenit 24 (Shtesa për kushte të tregut të punës), paragrafi 8 i nenit 25 (Shtesa e performancës), paragrafi 7 i nenit 28 (Shtesa për vëllimin e punës) dhe paragrafi 4 i nenit 42 (Përcaktimi i ekuivalencës), zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; dhe (ix) ky Aktgjykim hyn në fuqi më 1 shkurt 2024”, thuhet ndër të tjera në aktgjykimin e Kushtetueses.