Uji Dea

Prapaskenat e Qeverisë me ‘Ferronikelin’ e falur te grekët

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se nëse shteti jep fonde për shpëtimin e kësaj ndërmarrjeje, që u privatizua në një proces të dyshimtë, atëherë do të krijohej një precedent negativ për të ardhmen.

Ndërmarrja e privatizuar me çmim qesharak, përfitoi privilegje të shumta

Ekspertët kritikojnë nismën e pushtetit për të krijuar pabarazi në treg

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se nëse shteti jep fonde për shpëtimin e kësaj ndërmarrjeje, që u privatizua në një proces të dyshimtë, atëherë do të krijohej një precedent negativ për të ardhmen

Ish-drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës, ekspertë ekonomie, përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës, janë shprehur kundër dhënies së ndihmës për kompaninë “New Ferronikeli”, e cila për shkak të rënies drastike të çmimeve të nikelit në bursat botërore, e kanë detyruar stafin drejtues të kësaj kompanie, që ta ndërpresë përkohësisht prodhimin e kësaj xeheje. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik Tregti dhe Industri ditë më parë vendosën që kompania të ndihmohet për daljen e saj nga kriza pas ndërprerjes së prodhimit muaj më parë.

FIDANISHTJA

Por, përfaqësuesi i shoqërisë civile nga OJQ “KOSID”, Visar Azemi, e ka kundërshtuar ndihmën, të cilën Qeveria e Kosovës dhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik ia kanë premtuar kompanisë “New Ferronikeli”, që gjendet në Drenas. Sipas tij, bëhet fjalë për një kompani të huaj që ka investuar në Kosovë dhe, duke marrë parasysh rënien drastike të çmimeve të xehes së nikelit, që kanë ndodhur nëpër bursat botërore, ata ka dy muaj që e kanë ndërprerë prodhimtarinë e tyre.

Shteti e favorizoi kompaninë

“Unë nuk e shoh të arsyeshme në asnjë mënyrë se përse duhet që të intervenojë për ndihma Qeveria e Kosovës për këtë kompani private për ta ndihmuar atë financiarisht”, theksoi ai.

Analisti Azemi tha se kjo është një përgjegjësi ekskluzive e secilit pronar të huaj që t’i zgjedhë problemet e veta. “Kjo, sepse po të ndihmohet kjo kompani, rasti do të krijonte edhe një precedent për kompanitë e tjera, që mund ta kenë fatin e njëjtë”. Po sipas ekspertit Azemi, “arsyeja se përse nuk duhet ndihmuar ‘New Ferronikelin’ qëndron në faktin se kompania greke ka qenë me një kontratë të veçantë të furnizimit me energji elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës. “Si një kompani e madhe dhe gjigante, asaj i janë ofruar disa kushte të veçanta të furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që mos të kenë pengesa si në infrastrukturë, e po ashtu edhe në energji”, potencoi ai.

Azemi tha se ka edhe arsye të tjera se përse nuk duhet Qeveria e Kosovës që ta ndihmojnë kompaninë ‘New Ferronikeli’. “Kjo kompani me gjithë premtimet e bëra kur e ka privatizuar këtë gjigant ekonomik, me punën e tij të deritashme dhe prodhimtarinë e bërë nuk e ka ndihmuar sa duhet zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse në vend se të rriste kapacitetet e saj prodhuese, një pjesë të madhe të xeheve të papërpunuara janë shituar jashtë Kosovës në Maqedoni dhe fitimi është marrë ekskluzivisht nga kompania private. Ndërkohë që veç saj, edhe tek numri i të punësuarve nuk ka pasur ndonjë rritje signifikante jo aq sa është pritur”, u shpreh Azemi./kosova sot/