Hidromorava

Prangosja e Kurtit, skandal shtetëror

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aktet e dhunës i dënojnë të gjithë analistët, por asnjëri prej tyre nuk e justifikon arrestimin e liderit opozitar, Albin Kurti, që nxiti reagime të dhunshme në Prishtinë.

Republika po kthehet në shtet policor. Politika e dështuar po e rrënon shtetin.

Aktet e dhunës i dënojnë të gjithë analistët, por asnjëri prej tyre nuk e justifikon arrestimin e liderit opozitar, Albin Kurti, që nxiti reagime të dhunshme në Prishtinë

Uji Dea

Arrestimi dhe lirimi i mëvonshëm i liderit opozitar, deputetit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, cilësohet si një veprim i pamatur i institucioneve të rendit të shtetit të Kosovës, si një pasojë e mungesës së dialogut politik për zgjidhjen e problemeve në vend dhe lidhjen e tyre vetëm me interesat e ngushta partiake të partive në pushtet. Sjellja e tillë e qeverisë në raport me opozitën nga analistët politikë vlerësohet si e nxituar dhe shumë e papërgjegjshme, ndonëse për dhunën e ushtruar edhe nga qytetarët e irrituar për tri orë të plota nuk amnistohet as blloku politik opozitar.

Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, sado që e konsideron të papranueshëm skenarin e futjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, që me kodin penal të Kosovës kualifikohet vepër penale, për të cilën duhet të dalin para drejtësisë autorët e kësaj vepre, në mesin e të cilëve është edhe i kërkuari Albin Kurti, ai nuk e arsyeton në asnjë mënyrë qasjen e policisë ndaj këtij rasti, për zgjedhjen e mënyrës dhe momentit për ta ndaluar dhe dërguar në prokurori të shtetit deputetin Kurti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.