ARKATANA

Prangoset gjilanasi, i sekuestrohen nga policia marihuanë dhe fara të kanabisit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në lagjen “Liria” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 21.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një qese me fara të kanabisit me peshë 2.2 gram, 6 tableta tramadol, 115.8 euro para të gatshme dhe 77 qese të vogla të pa përdorura.

Mobi Casa

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/