RCCOLA

Prangosen dy të dyshuar, policia jep detaje për operacionin në Llabjan

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Arrestohen dy të dyshuar për Blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës, njësitet anti Drogë që veprojnë në Rajonin e Gjilanit – Gjilan kanë pas informata kredibile përmes rrugëve operative se dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës janë duke u kthyer në qytetin e Gjilanit me një sasi të substancës narkotike.

Në bashkëpunim me Njësitet e Trafikut Rajonal të Gjilanit, në fshatin Llabjan komuna Novobërd, kanë arritur ta ndalin veturën “Opel Corsa” me targa 01 dhe në momentin që patrulla kanë tentuar që ta bëjnë një kontroll rutine, i dyshuari ka arrit që përkohësisht t`i shmanget kontrollit, por që i njëjti sërish është ndaluar nga Njësiti i anti drogë-Gjilan afër fshatit Llabjan“, në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Operacioni është zhvilluar deri në orët e hershme të mëngjesit të datës 02 gusht 2021 ku në vend të ngjarjes për asistencë është ftuar edhe Njësiti K/9 me qen nuhatës për kërkim të substancave narkotike .

Pasi që kushtet e errësirës nuk kanë favorizuar kontrollimin e terrenit, operacioni ka vazhduar rreth orës 07:00 të mëngjesit të të njëjtës ditë, ku njësiti i Anti drogë kanë arritur të gjejnë një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1064.8 gram (Një kilogram e gjashtëdhjetë e katër pikë tetë gram) pasi të dyshuarit gjatë ikjes e kishin shmangë substancën narkotike duke e hedhë jashtë veturës.

Mobi Casa

Në vend të ngjarjes është ftuar Njësiti i Forenzikës Rajonal të Gjilanit të cilët kanë bërë tërheqjen e sasisë së substancës së dyshuar narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit në fjalë është lënduar Njëri nga policët hetues me ç’rastë edhe ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan!

Pas marrjes së urdhrit për bastisje, nga Gjykata në Gjilan tek shtëpia e të njërit nga të dyshuarit këtu në Gjilan është gjetur edhe një armë pistoletë 7.62 mm, dhe shtatë (7) copë fishek të kalibrit 7.62.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve ligjor. Me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti i kompletuar i dedikohet Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjilan, me kallëzim penal për rastet: “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës Zyrtare” dhe “Armëmbajtje pa leje” njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/