Prangosen dy të dyshuar, i shkaktuan lëndime trupore viktimës

Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar – pronar të firmës për shërbime transporti të udhëtarëve.
Sipas policisë të njëjtit janë arrestuar (njëri si shofer dhe tjetri si konduktor) pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tyre-autobus.
Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/