RCCOLA

Prangosen dy gjilanas, njëri për kanosje tjetri për ngacmim seksual

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Nëna Terezë”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull shqiptar, kurse i dyshuari tjetër dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër shqiptare.

RCCOLA

Lidhur me rastin në stacion policor prezent ka qenë edhe prokurori i Shtetit i cili i ka dëgjuar palët, ku ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/