UBT

Pranga vrasësit me pagesë, dyshimi, ekzekutoi Leonard Muratin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zbulohet grupi krimi nal që dyshohet për ekzekutimin e biznesmenit durrsak Leonard Murati dhe një seri krimesh të tjera. Tri ditë më parë, policia e Tiranës vuri në pranga një 24-vjeçar, i dyshuar për ekzekutimin mafioz të ndodhur në 18 nëntor 2014, ku në derën e lokalit të tij “Center”, në zemër të Durrësit, u qëllua për vdekje 50- vjeçari Murati. Por, duket se ashtu sikurse në rastin e Julian Sinanajt, policia edhe këtë herë ka rënë në gjurmët e një grupi të fuqishëm kriminal, që kryente vrasje me pagesë.

Burime të besuara të thanë se 24 vjeçari nga Elbasani, me banim në Tiranë, dyshohet të jetë autor edhe i disa vrasjeve të ndodhura në Shkodër. Sipas zyrtarëve të policisë, ky person në bashkëpunim me shtetasin A.Q. në kërkim kanë ekzekutuar në Shkodër Ibrahim Manin.

Ndërkaq, miku i tij, A.Q. dyshohet të jetë edhe i dyshuari kryesor si autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën “Budi”, me 26 shkurt 2014, ku nga shpërthimi i një sasie të madhe eksplozive, mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Armando Çeka, juristi Julian Çela si dhe A.SH.

Policia ka vënë në pranga me iniciativën e saj edhe 41- vjeçarin pogradecar A.G., disponon të plotë identitet e të dyshuarve, por për arsye të ruajtes së sekretit hetimor publikon vetëm inicialet e tyre.

GODITJA E GRUPIT

FIDANISHTJA

24-vjeçari nga Elbasani është ndaluar rreth orës 14:20 në sheshin “Shqiponja”, tek Dogana, në hyrje të Tiranës. Në shoqërinë e tij kanë qenë dy vajza dhe një person tjetër, të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka kryer disa vrasje me pagesë në Durrës dhe Shkodër, ndërsa pritej të bënte ekzekutimin e radhës në Vlorë.

Djali 24-vjeçar nga Elbasani me banim në Zonën e Unazës së Re, sipas policisë, dyshohet për tri vrasje të kryera në qytetin e Shkodrës dhe vrasjen e një biznesmeni në Durrës. Burime të besuara për GSH, thanë se porositë e vrasjeve, që kryesisht kishin në shënjestër persona me precedentë kriminalë, të përfshirë në trafikun e drogës, apo biznesmenë, vinin nga një burg i sigurisë së lartë.

Por, sa u përket detajeve të tjera, policia është tejet e rezervuar dhe si asnjëherë më parë, po ruan me fanatizëm sekretin hetimor.

EKZEKUTIMI I MURATIT

Mbrëmjen e 18 nëntorit 2014 u ekzekutua me 6 plumba në kokë Leonard Murati. Ngjarja ndodhi në derën e lokalit të tij, “Bar Center”, në qendër të Durrësit. Pa kaluar 20 ditë nga ekzekutimi mafioz i babait të dy fëmijëve, policia bëri me dije se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej ekzekutorëve të 50- vjeçarit Leonard Murati. Sipas policisë, ai është Bedri Haka nga fshati Zezë i Niklës në Krujë. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet që Haka (rezulton person me precedent penalë në Itali) ta ketë kryer krimin kundrejt pagesës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.