Uji Dea

Pranga për tre kontrabandues të migrantëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia kufitare në “Dheu i Bardhë” ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht kufirin dhe duke trafikuar dy meshkuj shqiptarë njoftoj Policia e Kosovës, raporton rajonipress.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy viktimat e trafikimit janë liruar. Është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit të tretë mashkull shqiptar, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar përveçse është konfiskuar një fotografi e të dyshuarit të katërt i cili gjendet në arrati.

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit është arrestuar edhe i dyshuari i tretë i cili është dërguar në mbajtje./rajonipress/