Mobi Casa

Pranga për dy shqiptarë të Gjilanit , merreshin me trafikim të njerëzve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në Gjilan, ka realizuar një operacion policor më ç’ rast ka arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz, dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit e moshës se mitur tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan .

Sipas Hashanit gjatë zhvillimit të këtij operacioni, i dyshuari L. H. është arrestuar pasiqë i njëjti duke e shfrytëzuar moshën e viktimës, pozitën e ndjeshme dhe gjendjen e saj ekonomike i kishte gjetur klient të moshave të ndryshme për shërbime seksuale në këmbim të të hollave.

Ndërsa i dyshuari A. N. është arrestuar pasi që i njëjti është nxënë në flagrance bashkë me viktimën e trafikimit tek motel “Gjilani” në Gjilan.

RCCOLA

Me këtë rast, pas intervistimit në prani të zyrtarit nga QPS, mbrojtësit të viktimave si dhe avokatit. Viktimës në fjalë i është ofruar ndihma dhe përkrahja e nevojshme në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit për Viktimat e Trafikimit në Kosovë, dhe i është ofruar strehim.

Ndërsa të dyshuarve të lartshënuar pas intervistimit në prani të mbrojtësit të tyre, Prokurori (përkatës) i Shtetit me aktvendim u ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Rasti i kompletuar do të procedohet në PTH -Departamenti për krime të rënda në Gjilan tha Hashani./rajonipress/