Pranga 49-vjeçarit shqiptar, dhunonte ish-gruan dhe vajzën

Një 49-vjeçar shqiptar në Itali, është arrestuar me akuzën e keqtrajtimit të familjes së tij. Forcat e policisë së Rimini-t kanë mundur ta vënë sot në pranga shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Nën efektin e alkoolit, 39-vjeçari ka rrahur disa herë ish-gruan e tij si dhe vajzën minorene.
Ai i ka kërcënuar me vdekje dhe madje ka dashur edhe t’i vërë zjarrin shtëpisë ku ata banojnë. Gruas i është dashur që të shkojë në spital për të mjekuar plagët e marra nga dhuna që ka ushtruar ish-bashkëshorti i saj, raporton “La Repubblica”, transmeton shekulli.
Burri akuzohet edhe për dhunim banese, pasi ka hyrë në shtëpinë e ish-gruas me forcë. Gjatë një kontrolli që u bë në shtëpinë e tij, u gjet një armë e tipit “gjysmë-automatike” si dhe municionet e nevojshme që duhen për një armë të tillë.
Aktualisht shqiptari ndodhet në burg dhe pret që në ditët në vijim të gjykohet.