Hidromorava

Praktika gjatë studimeve do duhej të njihet si eksperiencë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Betim Sherifi – Praktika pedagogjike është e përcaktuar me planprograme mësimore të fakultetit ku si rrjedhojë ajo është edhe obliguar. Studentët gjatë studimeve çdo vite iu nënshtrohen ndjekjes së praktikës e cila zgjatë 20 javë gjatë gjithë ciklit të studimeve themelore katërvjeçare.

“Se çfarë ardhmërie do të ketë një popull të mirë apo jo, varet se si do të edukojë dhe do të arsimojë brezin e ardhshëm “.

Studentët që studiojnë në programet e edukimit në drejtimet përkatëse, gjatë studimeve katërvjeçare ndjekin mësimin praktik nëpër institucione të ndryshme arsimore.

Praktika pedagogjike është e përcaktuar me planprograme mësimore të fakultetit ku si rrjedhojë ajo është edhe obliguar. Studentët gjatë studimeve çdo vite iu nënshtrohen ndjekjes së praktikës e cila zgjatë 20 javë gjatë gjithë ciklit të studimeve themelore katërvjeçare.

Kjo praktike e cila zhvillohet nëpër institucione arsimore si në shkolla të ciklit të ulët (institucione parashkollore – çerdhe), dhe shkolla të mesme të ulët duke përfshirë edhe studentët që studiojnë në programet e ndryshme lëndore nuk ju njihet dhe nuk ju shërben si përvojë pune.

ARKATANA

Praktika që realizohet gjatë studimeve vlerësohet dhe mbikëqyret nga e ana profesorëve të fakultetit si dhe mësimdhënësi mentor që zhvillon procesin mësimor në klasë. Gjatë ndjekjes së praktikës studentët nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve mentor dhe profesorëve të fakultetit vijojnë procesin mësimore sipas plan programeve mësimore duke treguar kureshtje për mësimdhënie dhe nxënie, tregojnë entuziazëm për angazhim, janë korrekt në çështjet e vijimit saktësisë e përgjegjësisë, paraqesin vullnet për bashkëpunim, krijojnë raporte të mira me nxënësit, drejtojnë aktivitetet në mënyrë të suksesshme si dhe paraqiten në mënyrë profesionale si nga veshja e ashtu edhe nga higjiena.

Në procesin e ndjekjes së praktikës studentët përdorin metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies të cilat edhe rezultojnë me një mësimdhënie dhe mësimnxënie të suksesshme. Studentët e tillë anashkalohen duke mos ju njohur e as vlerësuar praktika pedagogjike edhe pse në fakt këta pasurojnë përgatitjen e tyre duke fuqizuar profesionin e tyre.

Si nevojë dhe domosdoshmëri e kësaj situate që gjenden këta edukues të brezave të rinjë kjo çështje duhet të jetë e diskutueshme, dhe e debatueshme pasi mbështetët dhe argumentohet në mënyrë të racionale.

Përgatitja e qytetarëve të shoqërisë në mënyrë demokratike të cilët mendojnë në mënyrë kritike, të aftë për të zgjidhur probleme që nga ato në mjedisin më të ngushtë, e në atë në nivel komunal, kombëtar e deri global janë vëmendje e procesit të sotëm të edukimit.

Betim Sherifi i diplomuar në Fakultetin e Edukimit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.