HW

PR: Injorimi i dygjuhësisë në komunën e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Republikane, reagon ashpër ndaj zyrtarëve komunal në Bujanoc, të cilët nuk po i përmbahen statutit dhe rregullores së qeverisjes lokale, për zbatimin në praktikë të dygjuhësisë në jetën publike.

Ky defekt i qeverisjes lokale, ka vënë në rrezik përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, e cila është e lejuar me ligj të përdoret në organet komunale dhe shtetërore.

Përveç diskriminimit, që po pëson gjuha shqipe, gjatë miratimit të akteve zyrtare dhe materialeve të tjera të dala nga Këshilli komunal dhe i Asamblesë komunale, injorimi i gjuhës shqipe po haset edhe nëpër mbishkrimet e rrugëve dhe shesheve. Krejt do të ishte normale në vendbanimet krejtësisht shqiptare mbishkrimi të fillojë në gjuhën shqipe dhe anasjelltas për vendbanimet etnikisht serbe të fillojë në gjuhën serbe.

ARKATANA

Këtë dukuri zyrtarët e komunës e arsyetojnë me mungesë të përkthyesve profesionalë dhe lektorëve gjuhësorë, çka është qesharake kur dihet se rreth 9 ndërmarrje, që kanë për themelues Komunën e Bujanocit, kanë mundësi financiare të inkuadrojnë kuadro të këtilla.

Si mund të arsyetohet pushteti lokal në mungesë të fondeve dhe përkthyesve, kur dihet se NP “Direksioni për ndërtim”, vetëm këtë vit ka harxhuar me mijëra euro për sinjalizimin e rrugëve të qytetit e me ato para ka mundur t’i punësoj dy-tre përkthyes.

Partia Republikane, kërkon nga organet komunale dhe ato shtetërore, të heqin dorë nga mentaliteti i mbrapshtë i diskriminimi të gjuhës shqipe, e cila ndonëse në letër është e pranuar zyrtarisht si gjuhë e barabartë me gjuhën serbe, ajo edhe më tej nuk zbatohet në praktikë, mjerisht edhe nga vet shqiptarët në pushtet thuhet në reagimin e Partisë Republikane në Bujanoc të nënshkruar nga Avdil Ramadani, kryetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.