United Hospital

Pozitë e Opozitë të kënaqur me punët që janë bërë në rrugët e brezit kufitar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rrugët e rregulluara në fshatrat e brezit kufitar të Komunës së Gjilanit, ishin arsyeja që Drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, u shoqërua edhe nga anëtarët e komitetit për Shërbime Publike, të cilët pa dallime politike, pozitë e opozitë, i kanë vlerësuar si shumë me rëndësi angazhimet konkrete dhe investimet në rregullim të infrastrukturës së këtyre fshatrave.

Me këtë rast në emër të drejtorisë, Sokol Haziri, ka thënë se fshatrat Lipovicë, Burincë, Muqibabë dhe fshatra e lagje të tjera, ishin në një gjendje shumë të keqe sa i përket infrastrukturës publike.

“Sot në inspektim të punëve tona kemi për vizitë edhe komitetin të cilët janë ndarë të kënaqur me punët që ne kemi bërë. Banorëve të këtyre fshatrave të brezit kufitar po u mundësohet një zhvillim i jetës normale. Ata kanë mundësinë të kryejnë punët e tyre të bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe të investimit në pronat e tyre dhe kthimin në pronat e tyre normalisht. Si drejtori ne kemi investuar në ndriçim publik dhe tash edhe në rregullim të mbi 20 kilometrave të rrugëve të rendit të tretë, në këtë pjesë”, tha drejtori Haziri, duke shtuar se prioritet yni është përkujdesja për qytetarët tanë anë e kënd hapësirës së Komunës së Gjilanit.

United Hospital

Isa Agushi, kryesues i Komitetit për Shërbime Publike, ka thënë se si komitet njëzëri janë shumë të kënaqur me punën që është bërë nga drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim.

“Sot jemi në vizitë së bashku edhe me anëtarët e tjerë të komitetit për Shërbime Publike, në këtë pjesë të brezit kufitarë, ku nga afër po shohim projektet që janë një dëshmi e përkujdesjes për këta banorë të këtyre viseve. Premtimi i kryetarit Haziri që prioritet do të jenë zonat më të thella malore dhe kryesisht fshatrat e brezit kufitar, tashmë në këtë pjesë është një realitet përmes investimeve konkrete. Këtu mund të bëhet një jetë normale, sepse rrugët e trajtuara janë jashtëzakonisht të mira dhe mirëseardhura për banorët e këtyre fshatrave”, tha ndër të tjerash Agushi.

Ndërsa Hysen Hajdari nga fshati Burincë ka thënë se kjo rrugë ishte kërkesë e jona e kamotshme dhe tashmë këtë problem e kemi të zgjidhur si edhe shumë të tjera.
“Këtë e kishim kërkesë të kamotshme dhe emergjente, sepse rruga ishte në gjendje shumë të keqe dhe vështirë të kalueshme. Sot ne kemi rrugën shumë të mirë dhe mundësinë të kryejmë punët e fshatit dhe të jetojmë me një infrastrukturë shumë më të mirë duke mundësuar edhe qëndrimin e banorëve nëpër pronat e tyre, por edhe investimet”, tha ai ndër të tjerash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.