KKGJILAN

Pozitë e opozitë synojnë që kjo legjislaturë të jetë më efikase, këta të fundit shpresojnë në miratimin e Ligjit për Paga

/ 7 minuta lexim

Partitë politike në vend synojnë që në kjo legjislaturë të jetë më proaktive sa i përket sjelljes së Projektligjeve në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Pozita shpreson që në këtë legjislaturë të përfundojnë Projektligjet e miratuara në Qeveri.

Ndërsa opozita disa prej projektligjeve po i konsideron si shantazh. Këta të fundit, shpresojnë që këtë mandat të përfundojë Ligji i Pagave dhe ai për Sigurime Shëndetësore.Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk beson se dikush do të ketë mundësi as kushtetuese as ligjore që të ushtrohet presion mbi administratën publike për bindje ose qëllime politike.

Ndërsa për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu tha se në vitin 2011 kanë kërkuar që të miratohet ligji anti-mafia.“Për ligjin administrativ, koha e kërcënimit të administratës publike nga qeveritarët dhe pushtetarët e ri ka kaluar në një situatë të tillë punonjësit shqiptarë janë ndodhur vetëm në kohën e masave të dhunshme të Millosheviqit. Të ketë një ligj të konfiskimit të pasurisë i cili duhet të jetë i bazuar në kushtetutë por jo të formohen byro politike për të përndjekur këdo që nuk mendon njëjtë si qeveritarët”, ka thënë ai.

Haxhiu tha se Ligji i Pagave, Ligji për Shëndetësi, Ligji për Sigurime Shëndetësore që kanë qenë të planifikuara nuk i ka sjell në kuvend por ka vendosur të sjellë plotësim ndryshimin e ligjeve të tilla në kuptimin e harmonizimit me ligjin për kundërvajtje sa për të bërë numër.“Këto janë dy prej fushave kryesore dhe si përfaqësues të popullit, përfaqësimin e shqetësimeve dhe brengave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria ka sjellë në fillim të mandatit një mori të ligjeve dhe kur ka pa që po dështon t’i sjell ato në Kuvend ka vendosur që të bëjë një lojë politike, propagandistike. Pothuajse që shumicën e ligjeve i sjell në Kuvend për t’i harmonizuar me ligjet për kundërvajtje për të bërë numra po jo për të pasur efekt në jetën e qytetarëve ose në përmirësimin e shumë sfidave të cilat kanë qenë gjatë periudhave të ndryshme kohore”, u shpreh Haxhiu.

E deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë për Ekonomia Online se edhe këtë vit ashtu sipas obligimeve dhe autorizimeve në bazë të kushtetutës po vazhdojnë punën duke përfaqësuar qytetarëtAnton Quni tha se fatkeqësisht ende nuk e kanë agjendën dhe se nuk kanë informata se cilat ligje do të procedohen këtë vit.

Ai tha se shumë shpejtë do të procedohet ligji edhe për komisionarin parlamentar të FSK-së, pastaj për policinë ushtarake e kështu me radhë.Sa i përket mungesës së deputetëve në seanca, Quni tha se deputetët e kanë obligim që të jetë të vetëdisiplnuar.“E kanë obligim që të jenë të vetëdisiplinuar e më të kujdesshëm dhe që ligjet ti procedojnë në mënyrën më të mirë. Natyrisht kërkojmë edhe ekspertizë nga jashtë, përvojat më të mira edhe për gjitha ato ligje për të cilat ne vlerësojmë që janë funksional, janë të domosdoshëm, natyrisht që japim përkrahje. Duhet një dinamikë dhe një intensitet shtesë dhe një kujdes më i veçantë”, u shpreh Quni.

Uji Dea

E shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri e konsideron se viti 2022 është shumë i rëndësishëm, pasi sipas tij është një paketë e ligjeve që kanë dështuar në vitin 2021, raporton EO.“Ne si AAK e konsiderojmë tepër të rëndësishëm kalimin e disa ligjeve, ligjit për paga që është një ndër ligjet kryesore pastaj janë tri ligje që e rregullojnë sistemin e diplomacisë së Kosovës, pastaj për ligjin për prokurim publik dhe një mori e ligjeve të tjera që kanë qenë në agjendën legjislative dhe kanë dështuar e që besoj që do të jenë në këtë agjendë legjislative”, tha ai për EO.

Tahiri tha se roli i kuvendit në vitin 2022 duhet të jetë më proaktiv, teksa shton sipas tij Qeveria e Kuvendi i Kosovës ka pasur një performancë të dobët.

Tutje, ai ka thënë se opozita ka një fuqi më të madhe se që e ka pasur ndonjëherë, teksa kërkon bashkëpunim me mazhorancën sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare.“Në vitin 2021 ka tregu që përkundër numrave që fillimisht i konsideruan si një arritje të madhe “krejt dhe drejtë” e panë që nuk ka bash krejt dhe drejtë në Kosovë. Duhet një bashkëpunim në veçanti për tema serioze për marrëveshje ndërkombëtare, për tema që lidhen me interesin nacional me dialogun. Ne e kemi shumë të qartë pozicionin tonë si Aleancë, vlerësimi ynë është se kjo është një ndër qeveritë më të dobëta deri më tani. Është një qeveri e cila i ka shkel të gjitha zotimet dhe premtimet që i ka pasur, është një qeveri në të cilën ka ndodhur rritja enorme e çmimit të konsumit, pastaj synohet ngritja e çmimit të energjisë, kemi pas për ekonominë buxhet jashtëzakonisht të vogël dhe rimëkëmbja ka qenë koncept i dështuar”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, shpreson që këtë legjislaturë të përfundojë problemi me mungesën e deputetëve në seanca të rregullta.

Sa i përket projektligjit administrativ dhe atë të konfiskimit, Batusha tha se këto ligje kanë të bëjnë me krijimin e një byroje e cila do të bëjë hulumtimin e rasteve të cilat më pas do të shkojnë në gjykatë, ku më pas gjykata të merr vendim. “Kemi pas probleme vitin e fundit, por jo vetëm vitin e fundit në vazhdimësi me mungesën e deputetëve të subjekteve të ndryshme qofshin pozitë apo opozitë, gjithsesi që këto duhet të adresohen dhe do të adresohen me rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo agjenci që do të krijohet nuk do të jetë vendimmarrëse në aspektin e ekzekutimit të menjëhershëm të vendimit, por thjeshtë do të jetë hulumtuese ku pastaj raportin do t’ia dërgoj gjykatës për vendosje dhe pas vendimit të gjykatës e njëjta agjenci do ta bëjë edhe konfiskimin e pasurisë. Mbetet që të shihen detajet por mbështetje popullore”, ka thënë Batusha.

Tutje ai the se janë duke e pritur agjendën legjislative nga qeveria.“Ajo çka pritet është ligjet antikorrupsion, siç është ligji për vetting si dhe ligjet për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme pastaj do të jetë ligjet për reformën pensionale, ligji për fuqizimin e rinisë do të jenë plotësim-ndryshimi i ligjit apo qoftë edhe një ligj i ri për grandin e katër qeveritarë ku do t’u jepet mundësi komunave që të zhvillohen më shpejtë dhe më barabartë, jo si deri sot si ka ndodhë, ku komuna të ndryshme janë zhvilluar varësisht nga preferencat politike”, u shpreh ai.