Fundamenti

Pozitë e opozitë me mentalitet qeverisës korruptiv

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse opozita e tanishme është shumë e zëshme kundër qeverisjes së keqe të koalicionit aktual të dy partive më të mëdha me fuqi përfaqësimi, PDK dhe LDK, analistët politikë nuk shohin që ardhja eventuale e opozitës parlamentare në pushtet dhe nxjerrja jashtë loje e koalicionit të tanishëm do të sjellë më shumë shpresë për ta shkapur shtetin nga korrupsioni e krimi i organizuar se do të mundë të thyente monopolet, të mos ndërhynte në gjyqësor dhe në punësime klienteliste.

QEVERISJA KLANORE E NEPOTISTE KARAKTERIZON TËRË KLASËN POLITIKE NË KOSOVË

Kelmendi: Kjo politikë aktuale është duke e vrarë perspektivën e jetës së qytetarëve

“Thënë të drejtën, nuk është se janë për t’u marrë shembull për të mirë për dikasteret që i kanë udhëhequr dhe nuk janë alternativa që presin qytetarët. Pas përçarjes ndërmjet vete të opozitës, ata përfundimisht e kanë humbur edhe atë pak besim të popullit në shumë aspekte”, është shprehur analisti Albrim Badallaj

Mobi Casa

Edhe pse opozita e tanishme është shumë e zëshme kundër qeverisjes së keqe të koalicionit aktual të dy partive më të mëdha me fuqi përfaqësimi, PDK dhe LDK, analistët politikë nuk shohin që ardhja eventuale e opozitës parlamentare në pushtet dhe nxjerrja jashtë loje e koalicionit të tanishëm do të sjellë më shumë shpresë për ta shkapur shtetin nga korrupsioni e krimi i organizuar se do të mundë të thyente monopolet, të mos ndërhynte në gjyqësor dhe në punësime klienteliste. Skepticizmi vjen nga fakti se tani e gjithë treshja opozitare, AAK dhe ‘Vetëvendosje’ që tash Qeveris Prishtinën, por edhe Nisma sa ishte me PDK-në, janë provuar në pushtet dhe nuk kanë qeverisur më ndryshe sesa që kanë qeverisur PDK-ja dhe LDK-ja. Tani shpresa mbetet te reformimi i thellë i kësaj skene politike ose dalja e shpejtë në sipërfaqe e një alternative të re. Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë se asnjëra nga qeveritë e pasluftës nuk punuan për interesin e qytetarit, përkundrazi që nga paslufta e deri më sot, e që nuk përjashtohet as kjo që është në pushtet, kanë punuar për interesat e veta e jo assesi për qytetarin, prandaj vetë gjendja dhe realiteti ynë në të cilin jetojmë e vërteton këtë. Sipas tij, kjo është një arsye që nuk na bën optimistë në pritje të një qeverisjeje më të mirë, edhe nëse opozita e tanishme e merr pushtetin pas zgjedhjeve të radhës.”Korrupsioni endemik, krimi i organizuar, papunësia enorme, kapja e shtetit në të gjithë segmentet dhe institucionet e tij, janë produkt i këtyre qeverive, që sikur u vërtetua edhe në aferat e “Pronto-1 e 2″, këtu sundojnë mafiopolitikanët e oligarkët e inkriminuar, sundon krimi dhe kriminelët, duke ia shuar edhe shpresën qytetarit për një jetë te denjë e të mirëqenë në këtë shtet”, është shprehur Kelmendi. Ai shton se kjo politikë është duke e vrarë perspektivën e jetës së qytetarëve në këtë vend, ngase vetë qeveritë dhe qeveritarët janë të inkriminuar me grupet kriminale dhe me oligarkët.

Të reformuarit brenda partive janë minoritet

Edhe politologu Albrim Badallaj thotë së shikuar realisht spektrin politik të Kosovës ne kemi një klasë politike të njëjtë tani e 17 vjet, me figura të tej konsumuara dhe me parti me orientime ideologjike farse dhe me plan-programe vetëm sa për konsum mediatik. Mosuniteti i opozitës për të dhënë një alternativë serioze programore të qeverisjes së mirë, sipas Badallajt, na bën të jemi skeptikë në pritjet e popullit për ndryshime, aq më pak kur disa nga subjektet opozitare kanë qenë pjesë e pushtetit në të kaluarën, ndërsa disa të tjerë shihet se si po e udhëheqin Prishtinën. “Problemin kryesor që partitë opozitare e kanë aktualisht, të cilat realisht duhet të jenë alternativë e qytetarëve, ka të bëjë me mosunitetin në mes vete dhe me veprime e zbatime të politikave të kundërta me interesin e qytetarëve shpeshherë, nga ajo që thirren ideologjikisht. Partitë aktuale në pozitë janë parti të qendrës së majtë apo edhe socialdemokrate dhe ne nuk kemi parë ngritje zëri në këtë mandat për shtresën e varfër të shoqërisë, e cila e përbën më tepër se 40% e popullatës apo edhe për papunësinë. Manifestimet e tyre, pothuajse të gjitha u takojnë partive me ideologji ekstreme të djathtë. Ndoshta edhe situata ishte e atillë që është dashur fokus më i madh në këtë drejtim, mirëpo nuk është dashur të lihet pas mendsh as 40? i popullatës me manifestime apo protesta të ndryshme”, është shprehur Badallaj. Sipas tij, një pjesë e kësaj opozite kanë qenë të provuar me pushtet.”Thënë të drejtën, nuk është se janë për t’u marrë shembull për të mirë për dikasteret që i kanë udhëhequr dhe nuk janë alternativa që presin qytetarët. Pas përçarjes në mes vete të opozitës, ata e kanë humbur edhe atë pak besim të popullit në shumë aspekte, meqë në momentin kur filluan ta diskutojnë listën e përbashkët filluan përçarjet, ende pa ardhur në pushtet. Ka individë të caktuar brenda opozitës, por edhe brenda mazhorancës, që ofrojnë një mentalitet ndryshe të udhëheqjes, por për fat të keq ata janë “minoritet” brenda subjekteve të tyre dhe shpeshherë heshtin dhe nuk lihen të lirë t’i shprehin bindjet e tyre pozitive. Arsyeja kyçe se pse kemi një gjendje të pashpresë në vend ka të bëjë me bashkëjetesën ndërmjet politikës, bizneseve dhe krimit. Ky trinom i ka shuar edhe idealet, por edhe e ka katandisur vendin si mos më keq, në disa raste duke e dërguar në regres shoqërinë kosovare”, ka theksuar Badallaj.

Sipas tij, mungesa e presionit ndërkombëtar, por edhe mungesa e vullnetit të partive politike për ndryshime, e njëkohësisht heshtja e pashembullt e popullit, duke rënë në gjumë të thellë dimëror. “Kësisoj, disa e duan pushtetin për t’i ikur ligjit, të cilin e kanë shkelur jo rrallëherë dhe disa të tjerë duan që ta provojnë ndjesinë dhe privilegjet e pushtetit për t’u pasuruar. Ky është përshkrimi me pak fjalë i kësaj klase aktuale politike në Kuvendin e Kosovës”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”