Hidromorava

Pozitë e opozitë kritikojnë BE-në për vonesa në ndëshkimin e Serbisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri e quajnë të vonshëm reagimin e BE-së për të vënë sanksione ndaj Serbisë, e cila qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator.

Ndërkohë, se masat ndaj Serbisë janë hartuar e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Deputetët kosovarë kërkojnë pa vonesë vendimin e BE-së për sanksione ndaj Serbisë, duke përmendur kështu faktet dhe provat e publikuar nga institucionet e Kosovës.

“Me gjitha faktet që tashmë janë, BE dhe të gjitha vendet anëtare të saj duhet ta dënojnë Serbinë, për financim të terrorizmit dhe destabilizmin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Agon Batusha deputet i LVV-së.

Edhe në PDK, LDK e AAK thonë se Qeveria e Kosovës duhet të nisë një ofensivë diplomatike për t`i bindur aleatët perëndimorë që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit. Ata po ashtu thonë se është koha që BE të mbajë qëndrim të balancuar për të dyja vendet.

“Pas sulmit terrorist që është dëshmuar se është organizuar nga shteti serb është e domosdoshme që të ballafaqohet Serbia me sanksione të ashpra nga BE dhe gjitha bota demokratike”, tha për RTK-në Elmi Reçica deputet i PDK-së.

Uji Dea

“Ne e dimë që këto procese janë të ngadalshme, vendosja e sanksioneve është e shpejtë, por heqja është e ngadalshme. Është momenti që kryeministri dhe presidentja, t’i thirrin mendjes dhe ta shohin se ku dhe te kush duhet të mbështeten, ne duhet ta rikthejmë mirëbesimin me qendrat e vendosjes me SHBA-të dhe Evropën”, tha Reçica.

“Do të duhej të hiqen masat ndaj Kosovës dhe t’i vendosen Serbisë, sepse dihet qartë çfarë ka bërë dhe ende s’kemi stabilitet në veri”, tha Rrezarta Krasniqi deputete e LDK-së.

“Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë, janë vonuar, sepse dihet që kemi pas agresion ndaj shtetit të Kosovës. Po ashtu duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, pasi tashmë po dihet kush është agresori”, tha Pal Lekaj- nga AAK.

Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja ka dështuar edhe në dialog edhe në vënien e sanksioneve, dhe po duket që ka një anshmëri ndaj Serbisë.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.