Hidromorava

Pozitë e opozitë i tremben dekriminalizimit

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Përkundër deklarimit të përditshëm verbal, nga zyrtarë të lartë politikë të pozitës dhe e opozitës parlamentare të Kosovës, për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, që është bërë një lloj zhargoni i tyre i përditshëm politik, luftimi efikas i këtij fenomeni nuk po ndodh në praktikë.

Berisha: Shumë probleme të shoqërisë kanë mbetur nën hijen e Demarkacionit dhe Asociacionit.

“Dekriminalizimi është një proces që edhe për një kohë të gjatë nuk do ta prekë këtë shoqërinë tonë, ngase vetë pushtetarët e mbrojnë dukurinë e krimit dhe korrupsionit, e pamundësojnë luftimin dhe eliminimin rrënjësor të këtij elementi të dëmshëm për zhvillimin dhe forcimin e shtetit ligjor. Pozita kurrë nuk do ta marrë këtë nismë për ta vendosur në rend dite, qoftë edhe për të iniciuar ligj të veçantë, sepse atëherë në lëvizjen e parë do ta humbte betejën kundër opozitës”, u shpreh analisti Ali Hertica, raporton Gazeta Kosova Sot

Përkundër deklarimit të përditshëm verbal, nga zyrtarë të lartë politikë të pozitës dhe e opozitës parlamentare të Kosovës, për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, që është bërë një lloj zhargoni i tyre i përditshëm politik, luftimi efikas i këtij fenomeni nuk po ndodh në praktikë.

Tani një model të luftimit të krimit dhe korrupsionit në institucione dhe politikë, me një ligj të veçantë për dekriminalizimin e politikës dhe të institucioneve po e aplikon shteti shqiptar, që është parë me mjaft dashamirësi dhe mbështetje edhe nga politika kosovare, po akoma në Kosovë nuk ka gatishmëri që të iniciohet një model i tillë i dekriminalizimit rrënjësor të politikës dhe të institucioneve. Për një opsion të tillë të pastrimit të politikës nga krimi dhe korrupsioni nuk ka gatishmëri as nga pozita dhe as nga opozita, ngase që të dyja palët konsiderojnë se pavarësisht që edhe Kosova si shumica e vendeve të tjera në tranzicion ka probleme me këtë fenomen, megjithatë i ka ligjet më të avancuara që mund të parandalojnë dhe luftojnë të gjitha llojet e krimit të organizuar, dhe nuk është në situatën, në të cilën është gjendur shteti shqiptar në një periudhë tranzicionale nga komunizmi në sistem demokratik.

Hidromorava

Deputeti Arben Gashi, nga LDK-ja, thotë se as për së afërmi nuk mund të vendosen paralele në mes të gjendjes që ka ekzistuar në Shqipëri, që ka imponuar një ligj të tillë dhe të situatës në Kosovë. “Ne në Kosovë me ligj e kemi të sanksionuar që askush nuk mund të kandidohet në listat zgjedhore, as të zgjidhet në institucione, në Parlament, nëse ka qenë i dënuar, me vendim të plotfuqishëm të gjykatës për vepër penale në tri vitet e fundit. Pra, një ndalesë e tillë është shumë mirë e sanksionuar dhe zbatohet. Një problem tjetër që ka qenë i pranishëm në Shqipëri, që e ka imponuar modelin e dekriminalizimit, ka qenë përfshirja e njerëzve të politikës në krim të organizuar, qoftë brenda apo jashtë vendit, duke pasur nga dy-tri identitete të ndryshme, për t’iu shmangur identifikimit dhe sanksioneve ligjore. Unë nuk di që ne në Kuvendin e Kosovës të kemi pasur, apo të kemi tani as edhe një rast të vetëm të kësaj natyre. Një kontribut të madh në dekriminalizimin e politikës gjithsesi presim edhe nga fillimi i operimit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe funksionimit më efikas të Prokurorisë speciale për krimet e rënda”, është shprehur Gashi.

Ai shton se marrë në përgjithësi Kosova, sa i takon fushës së sundimit të ligjit, ka një bazë të fuqishme ligjore edhe sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ligje të cilat janë hartuar në konsulencë dhe ekspertizë të ngushtë mbështetëse edhe nga ekspertë të BE-së. “Konsideroj që kemi një legjislacion shumë të avancuar të kësaj fushe, për të cilin vetëm nevojitet më shumë vullnet politik i zbatimit të tyre të plotë, nevojitet më shumë guxim dhe pavarësi e plotë dhe qasje profesionale e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe rezultatet nuk do të mungojnë”, u shpreh Arben Gashi për “Kosova Sot”.

Berisha do modelin kroat Kundër modelit që ka përdor Shqipëria është edhe deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën. Ai thotë se nga vendet e rajonit, modeli më i mirë i pastrimit të politikës nga elementet e krimit dhe korrupsionit është modeli kroat. “Konsideroj se për dekriminalizimin sistemor të shoqërisë, politikës dhe të institucioneve, duhet të merret modeli kroat, sepse kriminaliteti në Kosovë është i lidhur ngushtë me krerët e politikës institucionale, dhe vetëm një formë e modelit kroat mund që përfundimisht t’ia kthejë këtij vendi shpresën për një jetë normale për qytetarët”, u shpreh deputeti Zafir Berisha për “Kosova Sot”, duke qenë pesimist se këtë operacion do ta zhvillojë vetë pushteti.

Ai e pranon se opozita ka humbur në hapa që të imponojë një zgjidhje të tillë, duke u marrë me tema më të mëdha të interesit nacional. “Nëse flasim realisht, shumë probleme, me të cilat po ballafaqohet shoqëria kanë mbetur nën hijen e Demarkacionit dhe Asociacionit, se përndryshe është e vërtetë që një pjesë të fajit e ka edhe opozita në këtë drejtim, që nuk ka arritur ta imponojë një proces të tillë. Mirëpo, ne realisht kemi menduar që më jetike është shpëtimi i 8 mijë hektarëve të tokës së Kosovës, sepse përndryshe nga ky angazhim shumë çështje të tjera kanë mbetur pa u trajtuar dhe pa u diskutuar në Parlament tash e një vit të plotë”, u shpreh Berisha./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.