Pozitë e opozitë e shohin të rrezikshëm ndikimin rus, Kosova të jetë në krah me perëndimin

Ndikimi i Rusisë përmes Serbisë po vazhdon ta trazojë edhe më tutje Ballkanin Perëndimor, e në veçanti Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj, e shohin Kosovën në një betejë ndërmjet botës evropiane e asaj serbe.

Muja, thotë se historikisht Kosova është vendosur përkrah perëndimit.“Aktualisht në Evropë janë dy beteja e demokratëve për të rigjeneruar vlerat evropiane, demokracisë, pluralizmit e të drejtave të njeriu e kështu më radhë, e në kampin tjetër janë ato modelet arkaike që lindin me ato botët e famshme e projekte të mesjetës prej Rusisë e deri të Serbia, e ato i sheh duke u ndesh në Bosnjë dhe në Kosovë dhe aktualisht ne jemi në një betejë ndërmjet botës evropiane e asaj serbe, pra kështu po ballafaqohet Kosova dhe natyrshëm në Kosovë është vendosur që historikisht që vendimi perëndimor edhe do ta bëjë këtë përpjekje që ta kundërshtojë këto fantazira gjeopolotike të Rusisë apo të akterëve tjerë bashkëpunëtor”, u shpreh Muja.

“Modeli i rus dhe ai serb fokusohet në këtë mënyrë, pra në mungesë demokracisë, në luftë ndaj medieve dhe e rëndësishme që nuk janë në gjendje me e pranuar është ngjashëm një valë e demokracisë siç ka qenë në Kosovë, detyrimisht ai përfaqësuesi politik duhet të jetë prodhim i interesave gjeostrategjike por assesi atë nuk mund ta zgjedh populli, dhe këtë e kemi në Kosovë dhe Ukrainë dhe ata janë të interesuar të ndodh kështu, dhe kjo është e rrezikshme. ËShtë pothuajse e rrezikshme edhe për oligarkitë që i mbajnë Vuçiqin dhe Putinin në pushtet”, tha ai.

Ndërkaq ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Ekonomia Online se politika strategjike e Rusisë është që të shtrijë ndikimin në tërë regjionin e Ballkanit e posaçërisht në Kosovë.“Politika strategjike e Rusisë është që të shtrijë ndikimin sa më të madh edhe në tërë regjionin e Ballkanit dhe posaçërisht në Kosovë. Mendoj që Policia e Kosovës është nivel detyre dhe iu dëshiroj çdo të mirë atyre”, ka thënë Qalaj për EO.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS