FIDANISHTJA

Pozita thotë se buxheti shkon në Kuvend deri në fund të dhjetorit, opozita dyshon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Opozita shprehet skeptike se buxheti do të shqyrtohet shumë shpejt nga deputetët. Deri në fund të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015.

Ndonëse javën që po hyjmë Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca, ende nuk dihet se kur mund të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet buxheti për vitin 2015. Adem Grabovci nga PDK­ja thotë se do ta shqyrtojnë mundësinë për mbajtjen e një seance tjetër në fund të javës.

“Në seancën tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë aprovimi i buxhetit për vitin 2015. Unë besoj se në seancën e parë që do të ketë Kuvendi i Kosovës pas konstituimit me komisionet parlamentare pikë e parë e rendit të ditës do të jetë aprovimi i buxhetit për vitin 2015” ka thënë Grabovci.

Mobi Casa

Edhe partitë opozitare shtrojnë nevojën për shqyrtimin sa më të shpejtë të buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Por, opozita është skeptike se buxheti do të shkojë shpejt në Kuvend.

Donika Kadaj­Bujupi, nga AAK ka thënë se: “Fatkeqësisht në asnjërën prej dy seancave te radhës dhe siç po shihet në interes ka qenë më tepër akomodimi i interesave të dy partnerëve të koalicionit sesa akomodimi i nevojave të qytetarëve sesa sjellja e projektbuxhetit ne seancën e parë ose të dytën. Po shihet se ky proces do të stërgjatët sepse nuk ka asnjë vullnet që të procedohet tutje”.

Pas marrëveshjes ndërmjet PDK­së dhe LDK­së për koalicion qeverisës dhe konstituimit të institucioneve, është thënë që projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë ndër prioritetet kryesore, krahas miratimit të disa projektligjeve tjera me rëndësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.