FITORJA

Pozita, e shqetësuar për mosarritjen e konsensusit me opozitën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Teksa ka folur rreth mosdakordimit të spektrit politik rreth dialogut në një prononcim për “Zërin”, deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka vlerësuar se vendi ndodhet në një gjendje jashtëzakonisht të keqe.

“Sinqerisht, si deputete jam tepër e shqetësuar me këto qëndrime të subjekteve politike. Nëse ato nuk janë në gjendje që të koordinohen për të dialoguar me një kundërshtar që kemi pasur edhe luftë me të, nuk di se çka mendojnë”, ka deklaruar ajo.

Mobi Casa

Megjithëkëtë, Hadërgjonaj i ka faturuar poenë pozitivë PDK-së në këtë drejtim. Sipas saj, drejtues të këtij subjekti janë duke u munduar që ta bashkojnë spektrin politik rreth dialogut.

“Vlerësoj shumë politikën që po e bën kryetari i partisë Veseli për ta unifikuar faktorin shqiptar në drejtim të unifikimit të qëndrimeve dhe krijimit të një platforme dialoguese që mbron territorin e shtetit të Kosovës dhe të zgjidhen njëherë e përgjithmonë konfliktet me shtetin serb”, është shprehur ajo. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.