GRANDEMALL

Pozita e opozita nuk pajtohen për reformën zgjedhore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesit e partive politike në vend nga pozita dhe opozita nuk janë pajtuar për kohën se kur duhet të bëhet reforma zgjedhore.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu në një diskutim me temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”, e organizuar nga Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), ka thënë që është e papranueshme për LVV-në, që të bëhet një reformë zgjedhorë pikërisht tani, pasi sipas saj po tentohet që me këto diskutime t’i zgjatet mandati qeverisë aktuale.

“Kemi një qeveri të pakicës, një kuvend jofunksional. Është e papranueshme për LVV-në, që të bëhet një reformë zgjedhore pas këtyre ndryshimeve ligjore. Po më duket që vënia në diskutim të kësaj ka të bëjë më zgjatjen e mandatit të qeverisë aktuale. Po e përdorin reformën zgjedhore për mbijetesë. Ne jemi për zgjedhje dhe duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja është për reformë zgjedhore.

“Po flasim për një reformë zgjedhorë në Kosovë. Ka pas iniciativë edhe më herët, që të bëhet një reformë qoftë duke u ndryshuar edhe ligji për zgjedhje. Jemi për reformë zgjedhorë, sepse sa më shumë fortësohet sistemi zgjedhore aq më kredibile është vendi”, ka thënë Ahmeti.

FIDANISHTJA

Deputeti i AAK-së, Ahmeti po ashtu ka theksuar se kjo reformë është iniciuar kohë më parë dhe duhet të bëhet.

“Partitë opozitare kanë të drejtë që qysh nga dita e parë të kërkojnë zgjedhje, por kjo nuk e pengon që reforma zgjedhore të mos vazhdoj aty ku është lënë pasi e di që është iniciuar dhe ekziston një draft”, tha ai.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka thënë se momenti më i mirë për të filluar me reformë zgjedhore është pikërisht tani.

“Reforma zgjedhore jo vetëm që është nevojë por edhe domosdoshmëri. Është temë e përfolur e zvarritur, por edhe e papërfunduar. Elementi kyç për reformë zgjedhore është vullneti politik. Mendojmë që koha më e përshtatshme për të hyrë në reformë zgjedhore është kjo. Partitë politike duhet ta marrin me seriozitet të madh këtë çështje. PDK-ja, mendon që është koha tani që të hyhet në një proces të rishikimit substancial”, potencoi Bajrami.

Ndryshe, edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, kohë më parë u ka bërë thirrje institucioneve dhe subjekteve politike që sa më shpejt të fillojnë reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.