UBT

Pozita dhe opozita bllokojnë proceset

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Barrikadimi i pozitës dhe opozitës gati për dy vjet të plotë, kush në mbrojtje e kush në kundërshtim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa gjetur rrugë komunikimi të daljes nga kriza, ka bërë që të mbahet peng e ardhmja e Kosovës.

Gati dy vite të humbura për dy marrëveshje,shkruan gazeta Kosova Sot.

Barrikadimi i pozitës dhe opozitës gati për dy vjet të plotë, kush në mbrojtje e kush në kundërshtim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa gjetur rrugë komunikimi të daljes nga kriza, ka bërë që të mbahet peng e ardhmja e Kosovës.

Hidromorava

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë palët nuk kanë dashur të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje që po e mban peng, së paku sipas ndërkombëtarëve dhe pozitës, liberalizimin e vizave. Analisti politik Blerim Burjani thotë se asnjëra dhe as pala tjetër nuk janë të interesuara shumë të ofrojnë zgjidhje në interesin e përgjithshëm dhe tani për kaprico të politikanëve qytetarët po vuajnë, qoftë me mosliberalizimin e vizave apo edhe për problemet e tjera, për të cilat vuan shoqëria jonë. “Pozita është vonuar mjaft shume rreth temës së Demarkacionit, tash do ta ketë presionin ndërkombëtar për asociacionin ,pastaj pa tjetër duhet të xhindet zgjidhja për FAK-un, pra është nën një presion të fortë. Sfida më e madhe mbetet Asociacioni i komunave serbe, e pakalueshme në këtë version për t’u implementuar, e në anën tjetër janë zotuar se do ta themelojnë atë. Opozita fare nuk është e interesuar ta përkrahë këtë pozitë, po këmbëngul në zgjedhje të parakohshme që të mbahen sa më shpejt. Tanimë akoma pritet që tensionet në taborin e brendshëm politik të rriten, ngase nuk ka konsensus për asgjë, e më së paku apo fare për Demarkacionin dhe Asociacionin”, tha Burjani.

Pozitës i mungon vullneti politik

Prof. Muhamet Kelmendi megjithatë konsideron se peshën kryesore të fajit e bartë koalicioni qeverisës. “Pozita ka treguar një gjendje statike në çështjen e Demarkacionit dhe të Asociacionit. Asaj nuk i ka interesuar fare zgjidhja e problemeve në të cilat vendi është kapur dhe po ballafaqohet. Gjithashtu pozita ka pasur dhe ka hapësirë në zgjidhjen e problemeve, të cilat janë domethënëse për liberalizimin e vizave dhe të zgjidhjes së problemeve kyçe, si Demarkacioni dhe Asociacioni”, tha ai. “Pozita nuk po do të veprojë konkretisht. Ajo e ka në dorë për ta nxjerrë edhe Ligjin Antimafia, për të treguar se dëshiron dhe është në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor, por nuk ka vullnet. Sa për Demarkacion dhe Asociacion ne veç i kemi parë. Qeveria nuk dëshiron zgjidhjen e tyre. Fakti se po mbetet në marrëveshjet e vitit 2015 për Demarkacion dhe Asociacion, duke aluduar se ato marrëveshje janë të drejta, tregon se nuk dëshiron zgjidhje”, tha profesor Kelmendi. Ai konsideron se zgjidhja është te ndalimi i Asociacionit dhe rinegocimi i Demarkacionit me Malin e Zi. “Çështja mund të zgjidhet shumë thjesht! Me tri veprime: Anulimin e marrëveshjes së Demarkacionit dhe rifillimin e negociatave të reja, ndalimin e asociacionit që nënkupton pushtet dhe ndarje e copëtim të vendit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Këto tri veprime i zgjidhin problemet e vendit dhe vazhdon ecja përpara”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”