UBT

Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare i dobët, s’ka ekspertë për lobim

/ 3 minuta lexim

Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare në këtë periudhë po vlerësohet të jetë i dobët. Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri për Ekonomia Online ka thënë se Kosova duhet të jetë shumë më agresive ndaj Serbisë.

Sipas tij, vendi ende nuk ka arritur që të dëshmojë se është në dobi të paqes dhe stabilitetit në rajon.“Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i dobët dhe nuk po arrijnë ta bind që shtet-ndërtimi është në dobi të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe që Serbia është agresore dhe sot vazhdon të njëjtën politik që ka zhvilluar në atë kohë me luftë”.“Kosova duhet të jetë shumë më agresive në këtë punë dhe Serbia duhet t’i akuzojë Vuçiqin dhe Daçiqin si zëdhënës të politikës së Millosheviqit, por jo ta pranojë që Hashim Thaçi dhe komandant të tjerë qenkan ata që kanë bërë krime lufte”.

Ai foli edhe sa i përket njohjeve ndaj vendeve të tjera, duke shtuar se nuk ka ekipe të ekspertëve që punojnë për lobim.“Kosova është ndalur në njohjet e saj. Ministrinë e Jashtme e ka partizuar dhe e ka klientelizuar dhe nuk as ekipe të ekspertëve që punojnë për lobim. Kosova ka humbur që i ka pasur konsultën deri te lobimet nëpër Evropës sepse ato duhet të mirëmbahen dhe financohen”.“Kosova ka hequr dorë. Mirëpo Kosova çdo ditë duhet të mirëmbahet si shtet dhe të udhëtoj që të bëhet anëtare e OKB-së”, shtoi Tahiri.

Mobi Casa

Jeta Krasniqi nga KDI-ja, ka thënë se Kosova nuk ka pozicion të favorshëm në arenën ndërkombëtare, ngase ende nuk e ka të qartë se çfarë po kërkon nga dialogu.Ajo foli edhe për aktakuzën e publikuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetari të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se Kosova duhet ta rikthejë veten drejt këtyre proceseve dhe të ketë angazhim të madh politik.

Mes tjerash, Krasniqi theksoi se është e nevojshme që të gjitha dikasteret duhet të jenë njëzëri për të shtyrë përpara interesat e Kosovës.“Nuk jemi në pozicionin më të mirë në arenën ndërkombëtare edhe pasi kemi kaluar dy vjetët e fundit. Dhe ne vet si Kosovë nuk e kemi pasur të qartë se çfarë po kërkojmë nga dialogu”.“Kemi pasur një mungesë të unitetit të brendshëm politik dhe kemi parë në vazhdimësi përfaqësuesit e Kosovës kanë dërguar mesazhe të ndryshme në arenën ndërkombëtare, me atë çfarë ndodhi javën e kaluar me dhomën e specializuara për deklaratën që mund të ketë aktakuzë ndaj presidentit Thaçi dhe Kryetari të PDK-së Kadri Veseli, Kosova duhet ta rikthejë veten drejt këtyre proceseve dhe të ketë angazhim të madh politik dhe të lobohet që të shkojnë përpara interesat e Kosovës”.“Ne kemi dy vjet që merremi me një ofensivë të madhe nga ana e Serbisë në arenën ndërkombëtare qoftë kundër pavarësimit të Kosovës në OKB, por edhe në fushatën e cnjohjeve. Prandaj është e nevojshme që të gjitha dikasteret e qeverisë të jenë të bashkuara dhe njëzëri për të shtyrë përpara interesat e Kosovës”, shtoi Krasniqi.