Power: Qëndrimi i SHBA-së vazhdon të jetë që normalizimi Kosovë-Serbi duhet përfundojë me njohje recirproke

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesja e lartë e USAID-it, Samanta Power në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Express.

Power ka thënë se pozicioni i SHBA-së ka qenë gjithmonë që procesi i normalizimit të përfundojë me njohje reciproke dhe se ky vazhdon të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjtihatë ajo ka thënë se tani janë duke e sjellur fokusin tek rëndësia e krijimit të Asociacionit dhe kthimit të serbëve të Kosovës në institucione.

Fundamenti

Poëer thotë se këto çështje janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e stabilitetit dhe në përparimin e negociatave për implementimin e marrëveshjeve.

“Po e përsëris, fokusi ynë është në implementimin e kornizës së noramlizimit. Gjithmonë ka qenë pozicioni I SHBA-së që dialogu të përfudnojë me njohje reciproke dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.

Mirëpo tani po sjellim fokusin në rëndësinë e Asociacionit dhe mundësinë që serbët e Kosovës të kthehen në insitucione sa më parë sepse kjo do të jetë shumë e rëndësishme për mbajtjen e stabilitetit dhe në përparimin e negociatave për implementimin”, ka thënë Power./Express/