Eko Higjiena

Posti i presidentit, të mos përfshihet në bisedimet LVV-LDK

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës pritet të përfshihet në bisedimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për marrëveshjen eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Por, njohësit e rrethanave politike e kanë parë me skepticizëm një gjë të tillë.

Shkëlzen Maliqi, Albinot Maloku dhe Faton Abdullahu kanë thënë për gazetën “Epoka e Re”, se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në këto bisedime.

UBT

Sipas tyre, kjo çështje mund t’i kompikojë bisedimet për qeverinë e re ndërmjet të dy partive.

Ndryshe, deputeti i ardhshëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një emision televiziv ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe e presidentit të Kosovës i takojnë LDK-së.

“Neve na takojnë kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse 28 deputetë të LDK-së votojnë kryeministrin e Kosovës nga VV, atëherë 29 deputetë të VV-së duhet që t’i votojnë LDK-së kryeparlamentarin dhe presidentin”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.