GRANDEMALL

Posti i presidentit do të sjellë krizë të re

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në situatën aktuale kur është krijuar një ndarje e fortë midis dy palëve. Por, Pacolli nuk mendon se zgjedhjet duhen të bëhen tani, pa përgatitje serioze për kuadrin zgjedhor dhe për administratën zgjedhore. “Pas këtyre përgatitjeve, mendoj se fundi i këtij viti ose fillimi i vitit tjetër do të ishte koha më e mirë”, ka deklaruar Pacolli.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij që presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga populli.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Pacolli ka thënë se vazhdon të jetë i pajtimit se sot, më shumë se kurrë, presidenti i vendit duhet të zgjedhet nga populli përndryshe, sipas tij, vendi do të hyjë në krizë presidenciale. “Vetëm një president i zgjedhur nga populli mund t’i jepte fund krizës pa qenë nevoja për t’i përfshirë miqtë tanë të huaj si ndërmjetësues. Njerëzit e pushtetit nuk po respektojnë një rezolutë parlamentare me vlerë kushtetuese dhe po bëhen gati ta fusin vendin në një krizë të re, paralele me atë të ndërlidhur me dy marrëveshjet, gjegjësisht atë të Asociacionit të komunave serbe dhe atë të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Jemi në prag të një krize të re presidenciale, të cilën do ta shkaktojnë pikërisht ata që, sipas një skenari konspirativ, e bënë në rastin tim”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se nëse opozita, siç pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetje popullore, pse ajo nuk mban qëndrim thelbësor sa i përket postit të presidentit. “Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe ta testojnë popullaritetin e tyre?”, ka pyetur Pacolli.

Mobi Casa

Pacolli në këtë intervistë e ka kritikuar qeverisjen aktuale. Ai ka thënë se kjo Qeveri ka dështuar më së pari në ekonomi. Sipas tij, ka një diferencë të madhe midis premtimeve të fushatës dhe asaj çfarë po bëhet. “Ka një retorikë vetëshkatërruese antievropiane, e cila nuk e kuptoj se kujt i shërben. Por, e di se nuk i shërben Kosovës. Përgatitja e negociatave të Brukselit me Serbinë është e dobët. Ky ekzekutiv ka një fat të madh, megjithatë opozita e kapur në një temë fikse, po e lejon të qeverisë si të dojë. Opozita nuk po merret me çështjet më të rëndësishme, por ka mbetur peng i dy temave me të cilat do ta rrëzojë Qeverinë, tema këto që nuk mbështeten nga miqtë tanë, as nga popullata paqedashëse që paraqet shumicën e popullsisë”, ka thënë Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në situatën aktuale kur është krijuar një ndarje e fortë midis dy palëve. Por, Pacolli nuk mendon se zgjedhjet duhen të bëhen tani, pa përgatitje serioze për kuadrin zgjedhor dhe për administratën zgjedhore. “Pas këtyre përgatitjeve, mendoj se fundi i këtij viti ose fillimi i vitit tjetër do të ishte koha më e mirë”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka bërë me dije se në verë do të mbahet Kongresi i Punës së AKR-së, në të cilin do të dalë edhe udhëheqësia e re. Pacolli ka thënë se AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Pacolli ka treguar se tashmë gjendet jashtë shtetit, ku ka filluar lobimin për njohje të reja për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.