Uji Dea

Posta n`hipotekë?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kompanitë në garë për PTK’në kanë ardhur në Kosovë me kërkesa shtesë rreth privatizimit të kësaj ndërmarrjeje. Ato po kërkojnë që Qeveria t’i fus në hipotekë asetet e paluajtshme të Postës për të marrë kredi në banka ndërkombëtare. Express, nga diskutimet mes palëve, mëson se kjo është e vetmja mënyrë që të mos dështojë krejt procesi.

Çështja e financimit e ka vënë në dyshim edhe njëherë procesin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK’së. Kompanitë në garë, që aktualisht gjenden në Kosovë, kanë ardhur me kërkesa shtesë ndaj Qeverisë, e që nuk përfshihen as në pakon tenderuese.

Ato po kërkojnë nga Qeveria t`i fus në hipotekë asetet e paluajtshme të Postës, të cilat mbesin pronë e Kosovës, pas privatizimit të Valës dhe Telekomit. Kjo tashmë edhe është e vetmja garanci e madhe e bankave ndërkombëtare për t’iu dhënë kredi kompanive konkurruese.

Me pakon tenderuese, Posta – përfshirë asetet e paluajtshme – është njësie e vetme e ndarë e ndërmarrjes që i mbetet në pronësi shtetit.

Sipas burimeve të Express, nga takimet mes Qeverisë dhe kompanive, kjo po del të jetë forma e vetme që ndërmarrja të privatizohet pas problemeve që kanë shfaqur kompanitë në garë rreth burimeve të financimit.

Eco Higjiena

Arsyetimi i kompanive është se nuk kanë para dhe kredia në banka shihet si e vetmja mundësi. Por, institucionet financiare po kërkojnë garanci shtesë për lëshimin e kredive.

“Për shkak të rrezikut të madh që përbën Kosova si vend me korrupsion dhe e ranguar keq në raportet ndërkombëtare, bankat nuk po u lëshojnë kredi kompanive në garë për PTK’në”, ka thënë ky burim.

Kjo, sipas këtij burimi, është arsyeja që kompanitë që gjinden në Kosovë po kërkojnë garanci shtesë nga Qeveria e Kosovës.

“E kjo është që Qeveria t’i fusë në hipotekë asetet e Postës që me pakon tenderuese janë në pronësi të shtetit”, ka thënë ky burim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.