UBT

Posta me 5 milionë humbje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më shumë se pesë milionë euro janë humbjet që menaxhmenti i Postës së Kosovës (PK) i ka paraparë gjatë këtij viti edhe me plan biznesi.

Mirëpo, humbje prej rreth 3 milionë euro, janë paraparë edhe për vitin 2014, pasi që edhe më tutje shpenzimet janë shumë më të larta se të hyrat që po inkason kjo kompani publike.

Sipas planit të biznesit që e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se shpenzimet e parapara gjatë këtij viti, duke përfshirë këtu edhe zhvlerësimin dhe amortizimin e kompanisë janë 16 milionë e 162 mijë 462 euro, e në anën tjetër të hyrat e planifikuara llogariten të jenë 11 milionë e 783 mijë e 141 euro.

Gjatë këtij viti menaxhmenti ka paraparë që të inkasojë 522 mijë euro nga shërbimet postare, 192 mijë euro nga shërbimet filatelike, 1,2 milionë euro nga ofrimi i shërbimeve konsumatorëve të mëdhenj, 727 mijë euro nga ofrimi i shërbimeve financiare jobankare, 361 mijë euro të hyra nga posta ndërkombëtare, 5,1 milionë euro nga shërbimet e kontraktuara si dhe 3,6 milionë euro janë planifikuar si të hyra tjera operative.

UBT

E në anën tjetër për pagat e rreth 970 punëtoreve menaxhmenti i Postës ka paraparë që deri në fund të këtij viti të shpenzojë hiç më pak se 10 milionë e 652 mijë euro, e ku në bazë të një përllogaritje paga mesatare e një punëtori në Postën e Kosovës del të jetë hiç më pak se 915 euro edhe dy herë më e madhe se sa është paga mesatare në vendin tonë.

Përpos pagave gjatë këtij viti, menaxhmenti i Postës ka paraparë që të shpenzojë edhe rreth 31 mijë euro për derivate për gjeneratorë, 911 mijë euro për shërbime publike, 211 mijë euro shpenzime në emër të Doganës, taksave etj, 1,1 milionë euro për mirëmbajtje, 73 mijë euro shpenzime për udhëtime jashtë vendit, 387 mijë euro shpenzime për mjete motorike dhe 311 mijë euro shpenzime për qira.

Po ashtu, menaxhmenti ka paraparë edhe 64 mijë euro për shërbime të konsultimit, 37 mijë euro për shërbime të trajnimit etj./zeri/