UBT

Posta e Kosovës iu zbret rrogat punonjësve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Janë 883 punonjës të cilët nga muaji maj do të marrin paga me 6 dhe 8 për qind ulje, ndërsa nivelit të menaxherave iu janë zbritur pagat 12 deri në 16 për qind, kurse kryeshefit për 29 për qind.

Ky ndryshim ka ardhur me një vendim të Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës.
“Bordi i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A. ka vendosur gradat e reja për të gjithë punonjësit. Ky vendim është marrë për të siguruar stabilitet financiar. Për pjesën dërrmuese të punonjësve 883 prej tyre, përkatësisht 84% të punonjësve gradat e reja janë 6% dhe 8 % më të vogla.
Ndërkaq, për nivelin menaxherial gradat e reja janë 12% deri në 16% më të vogla. Kurse, grada e re e Kryeshefit Ekzekutiv është për 29%më e vogël”, thuhet në një njoftim të Postës.

ARKATANA

Sipas njoftimit për media të këtij institucioni, pagat me gradat e reja do të aplikohen për muajin prill dhe do të ekzekutohen më 1 maj, 2015. Ky vendim, sipas njoftimit është marrë pas një analize dhe diskutimi të gjatë dhe gjithëpërfshirës mes Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit, Sindikatës si dhe të gjithë punëtorëve.
“Sfidë e veçanet për PK Sh.A që nga ndarja me PTK-në gusht, 2012 ka qenë edhe niveli i pagave që është trashëguar nga koha kur ndërmarrja jonë ka qenë pjesë e PTK-së. Menaxhmenti ka punuar ne vazhdimësi që të krijoj të hyra të mjaftueshme të cilat mundësojnë ruajtjen e këtyre pagave që punonjësit i kanë pasur gjatë kohës sa kanë punuar në PTK”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Posta ka kohë që ka probleme financiare kjo për shkak të numrit të madh të punëtorëve. Pas marrjes në menaxhim të Postës nga krye shefi Sejdi Hoxha në këtë ndërmarrje janë punësuar mbi 100 punonjës kjo ka bërë që në muajin mars të ketë telashe të mëdha në ekzekutim të pagave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.