Fundamenti

Posta, 4.3 milionë humbje gjatë vitit 2014

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Posta e Kosovës (PK) e ka mbyllur vitin me hiç më pak se 4 milionë e 353 mijë euro humbje për shkak të mosrealizimit të performancës. Bazuar në raportin vjetor financiar të PK-së gjatë vitit 2014 shihet qartë se të hyrat e kompanisë gjatë vitit që lamë pas, kanë qenë 9.9 milionë euro.

Ndërkaq shpenzimet 13.8 milionë euro.
“Posta e Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2014 pasqyron një rezultat afarist negativ-humbje prej 4,353,738 euro. Humbja është më e ulët 21 për qind se që është planifikuar, ndërsa më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 1 për qind”, thuhet në raport shkruan Zëri.

FIDANISHTJA

Më tej thuhet se të hyrat janar-dhjetor 2014 ishin në vlerë prej 9,992,105 euro e që paraqesin të hyrat nga shërbimet postare, shërbimet e kontraktuara, shërbimet e filatelisë, të hyrat nga konsumatorët e mëdhenj, të hyrat nga postat ndërkombëtare etj., që krahasuar me vitin paraprak janë më të ulëta 4 për qind, ndërkaq krahasuar me ato të planifikuara janë 5 për qind më pak. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.