Uji Dea

Portreti “i errët” i kryetarit të Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kadri Veseli ka një të kaluar shumë të errët dhe të dyshimtë si drejtues i një organizate të inteligjencës, që i ka shërbyer Partisë Demokratike të Hashim Thaçit. NATO-ja e ka përshkruar si drejtues të një organizate mafioze, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organizatën e tij të quajtur Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), Inteligjenca e NATO-s në Kosovë e ka implikuar në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftës dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë – anëtarë të LDK-së.

Uji Dea

Por, Veseli prej të hënës është njëri prej drejtuesve më të lartë të shtetit të Kosovës. Këtë ia ka mundësuar koalicioni i nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, drejtues të së cilës, sipas raporteve të ndërkombëtarëve, kanë qenë cak i vrasjeve.