UBT

Portrete atdhetarësh, Kadri Abdullahu – gjithnjë në shërbim të çështjes kombëtare

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nga Ismet Rashiti – Historia e rezistencës shqiptare në mërgim do të ishte më e varfër pa emrat e njerëzve që, me guxim e përkushtim, i dhanë shpirt veprimtarisë politike në vitet më të vështira për Kosovën. Në mesin e tyre qëndron lart figura e Kadri Avdullaut nga Gjilani, i cili që nga fillimi i viteve ’80 u shqua për vendosmërinë, organizimin dhe besnikërinë ndaj idealit të lirisë. Vendqëndrimi i tij në Gjenevë nuk ishte thjesht një adresë e rëndomtë emigrimi, por një pikë e fortë veprimi politik e kombëtar.

Kadri Abdullahu, atdhetar i heshtur dhe tepër modest, gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në shërbim të Atdheut dhe lirisë. Këtë e dinë vetëm ata që kanë bashkëvepruar, apo e njohin nga afër, sepse Kadriu dhe vëllezrit Abdullahu, kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk kanë folur në vetën e parë.

Kadriu ishte shok i ngushtë i Kadri Zekës, Zijah Shemsiut, Hasan e Halil Malajt, si dhe i shumë veprimtarëve të tjerë të vitit 1981. Familja Abdullahu, në tërësi e përndjekur, burgosur, izoluar e maltretuar nga UDB-ja, duke filluar nga babai Hasipi, vëllezërit Fazliu, Kadriu, Selajdini, Samiu e të tjerë pinjollë të kësaj familjeje patriotike. Kësaj radhe po shkruaj për njërin prej tyre, Kadri Abdullahun.)

KADRI ABDULLAHU SHEMBULL I NJË ATDHETARI

Historia e rezistencës shqiptare në mërgim do të ishte më e varfër pa emrat e njerëzve që, me guxim e përkushtim, i dhanë shpirt veprimtarisë politike në vitet më të vështira për Kosovën. Në mesin e tyre qëndron lart figura e Kadri Avdullaut nga Gjilani, i cili që nga fillimi i viteve ’80 u shqua për vendosmërinë, organizimin dhe besnikërinë ndaj idealit të lirisë. Vendqëndrimi i tij në Gjenevë nuk ishte thjesht një adresë e rëndomtë emigrimi, por një pikë e fortë veprimi politik e kombëtar.

Kadri Avdullau ishte bashkëpunëtor i afërt i heroit Kadri Zeka, Zijah Shemsiut, Hasan Malajt, Halil Malajt dhe shumë veprimtarëve të tjerë që e shënjuan me guxim atë epokë. Bashkë me ta, në vitin 1981, ai ishte ndër organizatorët e parë të demonstratave madhështore në mërgatë për Republikën e Kosovës, demonstrata që shkundën opinionin ndërkombëtar dhe që dëshmuan se kërkesa për liri nuk mund të shuhej me dhunë.

Uji Dea

Rreth tij u organizuan një numër i madh i celulave të LRSSHJ-së e më pas të LPRK-së. Banesa e tij në Gjenevë u shndërrua në një bazë të fuqishme, të sigurt dhe gjithmonë të hapur për çdo takim, mbledhje, koordinim e strehim të veprimtarëve. Aty u morën vendime, u shtjelluan ide, u përgatitën materiale dhe u ngritën strategjitë e rezistencës politike në mërgim.

Kadriu nuk ishte vetëm: përkrah tij qëndronin bashkëshortja e tij e palodhur, Saime Limani, vëllai Samiu, si dhe kushëriri Enver Avdullau me bashkëshorten Zahide. Të gjithë së bashku krijuan një rreth të pathyeshëm veprimi, duke marrë pjesë dhe duke organizuar tubime, protesta dhe demonstrata gjithandej në shtetet evropiane. Kudo ku kërkohej zëri i Kosovës, ata ishin aty – të gatshëm, të përkushtuar, të vendosur.

Kontributi i Kadri Avdullaut nuk ishte as episodik, as i rastësishëm. Ai ishte i pandarë nga çdo iniciativë politike e asaj kohe, duke mishëruar te vetja idealin e njeriut që jeton për çështjen dhe nuk kërkon kurrë shpërblim. Veprimtaria e tij, e mbështetur edhe nga familja, është dëshmi e një sakrifice të rrallë, e një qëndrueshmërie shembullore dhe e një atdhedashurie të pakushtëzuar.

Sot, figura e Kadri Avdullaut mbetet një shtyllë e rëndësishme e kujtesës kombëtare në mërgatë. Ai është ndër ata njerëz që treguan se liria kërkon punë, përkushtim, guxim dhe zemër dhe se historia nuk e harron kurrë njeriun që i qëndron besnik atdheut në ditët më të vështira./rajonipress/