RCCOLA

Portokalli është ndër frutat prej të cilave kemi më së shumti përfitime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Portokalli është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues.

Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C.

Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Mobi Casa

Po ashtu, është zbuluar se lëngu i portokallit ndihmon enët e gjakut të mbrohen nga dëmtimet që i shkakton ushqimi i pa shëndetshëm.

Sipas autorëve të studimit, lëngu nga portokalli përmban një sërë antioksiduesish të grupit të flavonoideve.

Antioksiduesit shfaqin efektin e tyre duke bllokuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira, lëndë të cilat dëmtojnë murin e enëve të gjakut duke rritur gjasat për probleme kardiovaskulare.

Lëngu i portokallit po ashtu mund të ndihmojë edhe në luftën ndaj diabetit të llojit 2, pasi ul rezistencën e organizmit në insulinë.