HW

Portierit Aro Muric i dyfishohet vlera në treg në dy muajt e fundit të sezonit me Burnley

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric ka pasur një ngritje apo dyfishim të vlerës së tij në tregun e transferimeve pas paraqitjeve të nivelit të lartë me skuadrën angleze, Burnley.

Burnley arriti të sigurojë kualifikimin direkt në Ligën Premier për sezonin 2023/24 pasi shkëlqeu gjatë gjithë sezonit në Championship.

Njëri nga më meritorët në super sezonin e Burnley, padyshim se ishte portieri shtatlartë i Kosovës, Aro Muric.

Portieri i “Dardanëve” ka arritur të mbroj portën në 41 ndeshje nga gjithsej 46 në këtë sezon, duke pranuar vetëm 31 gola dhe mbajtur portën e paprekur në 19 takime.

Mobi Casa

Paraqitjet e mira të “Aros” kanë bërë që vlera e portierit tonë të dyfishohet në tregun e transferimeve, për një afat brenda dy muajve, shkruan Telegrafi.

Vlera e portierit të Burnleyt më 24 mars ishte gjashtë milionë euro, ndërsa tani me 1 qershor ka shkuar plot 12 milionë euro.

Ajo që vlen të theksohet është se Muric në shtator të vitit të kaluar, pra në fillim të sezonit pati vlerë vetëm tri milionë euro, duke bërë që kjo vlerë të katërfishohet brenda sezonit.

Ndryshe, Muric sipas gjitha gjasave do të vazhdoj karrierën te Burnley në Ligën Premier në sezonin e ri, edhe përkundër interesimit të madh nga klube të ndryshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.