Portieri i Kosovës starton me Manchester Cityn
Manchester City sonte takohet me Fulahmin në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup.
Në portën e skuadrës së trajnerit Pep Guardiola do të jetë Arijanet Muriqi, i cili pak ditë më parë është pajisur me pasaportën e Kosovës dhe ka deklaruar se mezi pret të paraqitet për Përfaqësuesen tonë.
City vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje të madhe që e arriti javën e fundit në Premier Ligë si mysafir i Tottenhamit.
Megjithatë për ndeshjen e sotme Guardiola ka vendosur një ekip më ndryshe, pasi dëshiron t’i pushojë lojtarët e tyre për ndeshjet e javës së ardhshme ku City luan në Ligën e Kampionëve dhe derbin me Manchester Unitedin.


