GRANDEMALL

Portieri Haxhihamza i’a mohon fitoren Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në javën e XII të Superligës së Kosovës në futboll, në “dramën e futbollit”, Gjilani nuk ka arritë të marrë më tepër se një pikë ndaj Dukagjinit e më meritori për një pikë të importuar nga mysafirët ishte portieri Kenan Haxhihamza.

Futbollistët e Gjilani mbas lojës së zhvilluar nuk kanë merituar më tepër se një pike. Në pjesën e parë “kuqebardhët”, nuk kanë arritur ta rrezikojnë portën mysafire asnjëherë.

Mysafirët golin e epërsisë e kanë arritur në minutën e 33-të, Ahmet Jonuzi me një super gol mposht portierin Enea Koliqin.

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të vulosin fatin e kësaj ndeshje në minutën e 81-të, Shabani gjuan bukur por afër shtyllës së Koliqit.

GRANDEMALL

Gjilanasit arrijnë të barazojnë në minutën e 86 nëpërmjet Gerhard Prognit në 1-1 . Në minutën e 94 pas rishikimit të VAR-it, arbitri Alban Shala sinjalizon se futbollisti mysafirë Basri kishte prekur topin me dorë.

Penalltinë e ekzekuton Progni por Haxhihamza shpëton rrjetën e tij duke mbrojtur penalltinë.

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi pasë 90 minutave të ndeshjes ka deklaruar. “Kundërshtari ynë bëri një lojë të mire, ne nuk u dorëzuam deri në fund, penalltia e humbur i ndodhë çdo futbollisti, skuadrën e Dukagjinit e përgëzoj për lojën e zhvilluar”. Gjilani tani ka 21 pikë, ndërsa në javën e ardhshme skuadra e Gjilanit në Gjilan e pret Prishtinën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.