Porosia për deputetët e Gjilanit

Nga Arben Mehmeti – Deputetët e Gjilanit në kuvendin e Kosovës po sillen sikur nuk janë duke e kuptuar rolin e tyre në nivelin qendrorë pra po paraqiten në rolin e “viktimës”dhe të figurave të parëndësishme institucionale dhe kjo reflektohet me faktin se atyre sikur i është krijuar një ambient politik pa asnjë përgjegjësi në raport me zgjedhësit e tyre dhe kështu ka kaluar tashmë gjysma e mandatit politik pa asnjë rezultat në favorë të atyre që ju kanë mundësuar uljen në kërrigën e deputetit.
Andaj mendoj se është e natyrshme që deputetët të jenë më aktiv në rolin e tyre në të gjitha fushat duke përfshirë angazhimin rreth projekteve për Gjilanin si dhe trajtimin më të dinjitetshëm të kuadrove të Gjilanit që kanë kapacitete intelektuale dhe politike për pozita të ndryshme institucionale në kuadër të institucioneve.
Deri më tani nuk kemi ndonjë rezultat konkretë që simbolizon respektim të kuadrove që kanë merita në kuadër të subjekteve politike në Gjilan.
Roli i deputetëve nuk është për tu zhvlerësuar nëse pozita e tyre përdoret për interesa strukturale dhe jo për interesa të ngushta familjare dhe shoqërore.
Prandaj deri më tani Gjilani ka vetëm një Ministër të cilën pozicion e ka edhe një komunë e vogël në kuadër të regjionit dhe pa mbështetje politike,ka vetëm një zv/Ministër politik jo minoritar sikur edhe shumë komuna tjera që bile kanë ma shumë se një pozicion të tillë,janë dy anëtarë të bordeve dhe një numër minimal i këshilltarëve politik,dhe nuk kamë njohuri në lidhje me staf të lartë ekzekutiv që është rekrutuar nga Gjilani.
Andaj këto rezultate janë “fyese”për të gjithë ata votues që kanë shpresuar në më shumë angazhim të këtyre deputetëve.
Nuk e kamë të qartë se me cilat rezultate do të dalin para zgjedhësve të tyre këta deputet së paku deri në këtë periudhë.
Nuk duhet të ketë amnisti për deputetët që zgjedhësit dhe strukturat i përdorin,trajtojnë vetëm si “vota”ndërsa i takojnë vetëm në kohëra të zgjedhjeve.
Mendoj se është koha e fundit që deputetët të reflektojnë në favorë të komunës me rezultate konkrete por jo teorike dhe që preken nga zgjedhësit e tyre në të kundërtën po i shfrytëzojnë pozicionet që i kanë marrë kryesisht nga Gjilani për komunat dhe kuadrot jashtë Gjilanit.
Shpresoj që të kuptojnë drejtë deputet se nuk do të falen për pasivitetin e tyre në raport me interesat e Gjilanit.