KKVITI

Porosia e Valentinës: Përkraheni një grua të përsosur që pret ta udhëheq Kosovën

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi i është drejtuar me një porosi të qartë të gjitha grave, nënave, aktivisteve të të gjitha partive që ta përkrahin kandidaturën e Vjosa Osmanit. E kemi një grua të përsosur që pritet ta udhëheq Kosovën si kryeministre. Duke e përkrahur Vjosa Osmanin ju dëshmoni se jeni në anën e përfaqësimit të barabartë dhe jeni në duar të sigurta, sepse Vjosa Osmani e ka guximin, e ka dijen, e ka gatishmërinë për të na kthyer buzëqeshjen dhe të drejtat legjitime, që tash e një kohë kanë munguar në Kosovë ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë

Të nderuara aktiviste të LDK-së, ju zonja të nderuara që vazhdimisht dhe përherë keni kërkuar barazi gjinore, përfaqësim të barabartë nëpër institucione e procese vendimmarrëse

Të nderuara ju motra, gra e nana të mrekullueshme që gjatë keni pritur ta keni një njeri të duhur e të sinqertë në jetën politike. Tani e keni momentin që ta realizoni ëndrrën tuaj, e keni rastin që ta përkrahni një grua të fort, të fuqishme dhe me karakter shumë të madh për t`ju përkrahur ju dhe kauzën tuaj.

E kemi një grua të përsosur që pritet ta udhëheq Kosovën si kryeministre. Duke e përkrahur Vjosa Osmanin ju dëshmoni se jeni në anën e përfaqësimit të barabartë dhe jeni në duar të sigurta, sepse Vjosa Osmani e ka guximin, e ka dijen, e ka gatishmërinë për të na kthyer buzëqeshjen dhe të drejtat legjitime, që tash e një kohë kanë munguar në Kosovë.

Mobi Casa

Të gjithë ju së bashku, mos heshtni para kësaj sfide. Të punojmë fuqishëm që Vjosa Osmani ta marrë bekimin e merituar, për ta quar përpara Kosovën. Ajo është një diplomate e hekurt, një profesoreshë me autoritet, një nanë e mrekullueshme dhe mbi të gjitha ajo e dinë saktë gjuhën tonë dhe kërkesat tona.

Me shumë bindje ju them se Vjosa Osmani do të jetë femra model që do i garantojë të drejtat tona, në të gjitha nivelet vendimmarrëse, andaj mos hezitoni, bëhuni pjesë e Ekipit të madh për fitoren e Vjosa Osmanit.

Mos kërkoni lëmosh, mos e luani rolin e viktimës po dëshmojeni me votën tuaj, bëhuni zëri i zgjuar dhe i arsyes për ta fituar dinjitetin e merituar./rajonipress/