HW

Porosia e Shalës pas ndeshjes

/ 1 minutë lexim
HW

Herolind Shala ka fituar vendin në formacionin bazë të Kosovës. I kanë mjaftuar 15 minuta në ndeshjen ndaj Kroacisë ku dha gjithçka nga vetja për të fituar fanellën e titullarit edhe ndaj Ukrainës.

Mesfushori nga Drenasi ishte më i miri në fushë ndeshjen e mbrëmshme kur Kosova humbi me rezultat 3-0.

Shala luajti gjatë tërë takimit ndërsa pasimet e tij ishin fantastike, si ai i minutës së 77-të kur shërbeu bukur nga largësia Bernard Berishën i cili e goditi transversalën.

Uji Dea

Pas ndeshjes Shala ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se u munduan shumë në këtë takim por fati ia ktheu shpinën.

“U munduam shumë por në fund fati na ktheu shpinën. Do të rritemi edhe më shumë, do të ju bëjmë krenar. Faleminderit shumë për mbështetjen e madhe që po na jepni, ajo do të na rrisë edhe më shumë”, shkroi Shala.

24-vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët më të lavdëruar nga analistë të shumtë në Kosovë pas ndeshjes falë atyre pasimeve mbresëlënëse që i bënte gjatë ndeshjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.