Mobi Casa

Porosia e Riadit: Luta më mirë është të heshtë?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sikur të ishte raporti më i mirë i Auditorit Gjeneral për komunën e Gjilanit, atëherë Luta do të duhej të vinte dhe ta diskutonte këtë raport në seancën e Kuvendit Komunal dhe të ballafaqohej në debat me asambleistët. Dhe jo si gjithherë për temat në të cilat nuk mund të përballet ai u ik debateve dhe nuk është hera e parë kjo sjellje e tij ka thënë Rashiti derisa ka komentuar deklaratën e Lutfi Haziirt rreth auditorit thotë Riad Rashiti.

Edhe ne si opozitë e lavdërojmë raportin e Auditorit Gjeneral që ka bërë vlerësimin për punën e qeverisjes komunale të Gjilanit, por që për ne ai raport është shqetësues ndërsa për kryetarin e komunës na qenka më i miri që nga pas lufta thotë Riad Rashiti.

Rashiti shtron dilemën: “Si mund të jetë më i miri ky raport i auditorit, ku për herë të parë Auditori Gjeneral i kërkon një kryetari të komunës që të iniciojë nisjen e hetimeve për shkeljet ligjore që janë bërë në dhënien në shfrytëzim të pronës publike dhe duke e dëmtuar buxhetin e komunës për 168 mijë euro. E që këto shkelje dhe humbje ligjore janë bërë po nga vet ndërhyrjet skandaloze të Lutës, e që këtë e di fare mirë ai.”

FIDANISHTJA

Madje Rashiti ka edhe një porosi për Lutën:”Luta më mirë është të heshtë derisa Prokuroria Themelore e Gjilanit është në gjumë. Por sigurisht që ky rast dhe rastet tjera do ta detyrojnë Prokurorinë të zgjohet, e pastaj Luta ka çka flet edhe do të tregojë se kush është përgjegjësi kryesor për këtë rast, ai personalisht apo ndonjë vartës i tij i cili ka mundur edhe ta ketë keqpërdorur vulën dhe nënshkrimin e tij si kryetar komune”.

Sikur të ishte raporti më i mirë i Auditorit Gjeneral për komunën e Gjilanit, atëherë Luta do të duhej të vinte dhe ta diskutonte këtë raport në seancën e Kuvendit Komunal dhe të ballafaqohej në debat me asambleistët. Dhe jo si gjithherë për temat në të cilat nuk mund të përballet ai u ik debateve dhe nuk është hera e parë kjo sjellje e tij ka thënë Rashiti derisa ka komentuar deklaratën e Lutfi Haziirt rreth auditorit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.