Mobi Casa

Porosia e QUINT-it: Mos rrezikoni!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vendet e QUINT-it presin që autoritetet kosovare të konsultohen me ta rreth ndërrimit të misionit të FSK-së. Sipas tyre, për Kosovën duhet të jetë prioritet ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Vendet e QUINT-it, respektivisht përfaqësuesit e tyre, të cilët janë me mision në Kosovë, u kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mos rrezikojnë me veprime të njëanshme rreth krijimit të ushtrisë.

FIDANISHTJA

Sipas tyre, me këtë iniciativë Kosova do ta rrezikonte stabilitetin rajonal, por edhe marrëdhëniet me partnerët e saj ndërkombëtarë. Përkundër këtij paralajmërimi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar një letër të gjatë NATO-s, duke e njoftuar për procesin e formimit të ushtrisë. Thaçi u ka kërkuar miqësisht që t’i marrin në konsideratë të gjitha argumentet ligjore dhe politike të shpjeguara në letër.

Ndërkohë dje Ministria e FSK-së ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për krijimin e ushtrisë së Kosovës. E sipas ministrit Demolli, ai ka dhënë mendim pozitiv për projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, por ka zbuluar se njëkohësisht ka dhënë edhe disa propozime që sipas tij duhet të merren parasysh edhe nga presidenti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.