Uji Dea

Porosia e profesorit Dali Emërllahu:”Kujdes me mashtrimet personale për marrjen e Luginës”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Profesori i njohur universitar, Dali Emërllahu i cili ka prejardhje nga Presheva thotë se me shumë kujdes po i përcjell dhe me shqetësim të madh po i përjeton deklaratat e pamatura dhe tejet amatoreske të politikanëve kosovar, kur është në pyetje marrja e Luginës. Kujdes kur flisni për Luginën sepse veprimet e juaja janë vetëm për qëllime personale dhe asgjë më shumë shprehet Dali Emërllahu.

Dali Emërllahu është emër i njohur në fushën e akademisë universitare dhe një kuadër që ka dhënë shumë për Universitetin e Prishtinës dhe ka nxjerr gjenerata të shumta, duke përfshirë këtu edhe qindra student nga Lugina që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës.

UBT

Profesori Dali Emërllahu ndonëse në pension thotë se po i përcjell me shumë vëmendje dhe me shqetësim të madh, deklaratat e Hashim Thaçit dhe të tjerëve rreth marrjes së Luginës. “Porosia ime, meqë vije nga Presheva është që të keni kujdes kur flisni në emër të Luginës. Lugina i ka njerëzit e saj që din të kujdesen për trojet e veta. Për mendimin tim deklaratat se Lugina mund t`i bashkohet Kosovës janë të pamatura dhe tejet amatoreske në jetën politike. Andaj ju pushtetar të Kosovës, kujdes kur flisni për Luginën sepse veprimet e juaja janë vetëm për qëllime personale dhe asgjë më shumë” u shpreh Emërllahu për rajonipress.

Profesori Emërllahu thotë se çështja e Kosovës Lindore është dhembje e madhe si kundër që është Çamëria, Maqedonia si dhe viset tjera shqiptare jashtë shtetit amë. “Konsideroj se diskutimet për Kosovën Lindore e sidomos për marrjen e Luginës janë mashtrime për qëllime personale. Për këtë na porosit edhe akademiku bullgar këto ditë “se Serbia nuk ta fal as 1 metër”, por, siç thoshte i madhi Mark Krasniqi “interesimi i Serbisë për kisha është vetëm pretekst sepse asaj i intereson vetëm pasuria e Kosovës dhe dëshiron sa më shumë t`i afrohet Trepçës dhe Ujmanit” tha Emërllahu./rajonipress/