Eko Higjiena

Porosia e Koznikut: Mos u dëshpëroni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Medalja e bronztë me Kroacinë në Botërorin e 1998-ës, Ardian Kozniku, pati rastin ta ndjekë nga afër takimin. Ai pa dallim të madh në cilësi, por bëri thirrje që kjo humbje të mos e dëshpërojë askënd.

“Me këtë lojë ka fituar Kosova dhe në përgjithësi futbolli shqiptar. Me ardhjen e Turqisë, edhe pse rezultati ishte i thellë, këta djem filtrohen, kemi shumë lojtarë, të cilët piqen me këso ndeshje. Sa i përket atmosferës ishte super, por nuk duhet me u zhgënjyer, ishte vetëm ndeshja e dytë. Sa më shumë lojëra që luhen, aq më mirë. Bëhet pastrimi dhe s’ka qare pa u bërë mirë. Kemi potencial dhe ngadalë përmirësohemi. E vërtetë që rezultati ishte i thellë, por jo me u zhgënjyer. Turqia të ka respektuar, ka ardhur këtu, prandaj duhet me ju japë kurajo me punuar edhe më tepër. Edhe pse kemi humbur, kemi fituar shumë sende”, u shpreh Kozniku pas ndeshjes.

Uji Dea

Ai momentalisht është trajner i kadetëve te Lokomotiva e Zagrebit. Kozniku disa herë i ka bërë ia ka bërë me “sy” Federatës së Futbollit të Kosovës, se është i gatshëm për të drejtuar përfaqësuesen tonë.