UBT

Porosia e Fatmir Rexhepit: Pres që me 26 dhjetor t`i gëzojmë qytetarët tanë me Parlament dhe Qeveri të Re

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Duke ju falënderuar për besimin e dhenë gjatë gjithë kësaj periudhe 30-vjeçare, që të jem përfaqësuesi i vullnetit tuaj në të gjitha forumet më të larta të Partisë dhe të Shtetit do vazhdoj të jem në mbështetje të plot dhe në krah të forcave progresive në parti dhe forume të cilat e respektojnë vullnetin dhe kontratën e elektoratit të shprehur edhe në zgjedhjet e 6- Tetorit, për ndërtimin e institucioneve në frymën e ndryshimeve në Qeverisjen e vendit ka thënë deputeti Fatmir Rexhepi.

Postimi i plotë i Fatmir Rexhepit

Të dashur miq, qytetar dhe bashkëveprimtar të Lidhjes Demokratike në Kosovë dhe Diasporë.
Me kënaqësi nga zemra dhe me respektin më të madh po ju drejtohem sot dhe në prag të festave të fundvitit si dhe të Jubileut të veçantë-30 të Vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës .. GËZUAR SË BASHKU ..

Njëherit si njeri nga anëtarët themelues të LDK-së në Gjilan, shpreh falënderimin tim për të gjithë anëtarët dhe bashkëveprimtarët që për tri dekada rresht dhe në mirëbesim të plotë e përkrahëm njëri tjetrin dhe u rreshtuam përkrah Lëvizjes Demokratike me të madhe të shqiptarëve të drejtuar nga Presidenti RUGOVA në kohët më të vështira të popullit të Kosovës për Liri, si dhe qëndruam besnik në të gjitha sfidat e ndërtimit të Pavarësisë, Demokracisë dhe Shtetit të Kosovës.

Duke ju falënderuar për besimin e dhenë gjatë gjithë kësaj periudhe 30-vjeçare, që të jem përfaqësuesi i vullnetit tuaj në të gjitha forumet më të larta të Partisë dhe të Shtetit do vazhdoj të jem në mbështetje të plot dhe në krah të forcave progresive në parti dhe forume të cilat e respektojnë vullnetin dhe kontratën e elektoratit të shprehur edhe në zgjedhjet e 6- Tetorit, për ndërtimin e institucioneve në frymën e ndryshimeve në Qeverisjen e vendit.

ARKATANA

Unë si deputet do angazhohem që mesazhi dhe kërkesa e qytetarëve për marrëveshje politike mes LVV–LDK të bëhet realitet në frymën e një konsensusi të plot për qeverisje të vendit që sot vlerësohet dhe shihet si e vetmja alternativë dhe shpresë për të ardhmen e vendit.

Prandaj pres që me 26 Dhjetor t`i gëzojmë qytetarët tanë me Parlament dhe Qeveri të Re, duke i hap rrugë zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe të drejtësisë, arsimimit më të mirë, ngritjen e mirëqenies dhe standardit për të gjithë qytetarët, krijimin e ambientit më të mirë për investime dhe punësim si dhe forcimit të diplomacisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.

Kështu, po bëhen dyzet vite rresht në angazhimet e mia profesionale, ekonomike dhe institucionale ku me përparësi kam investuar në ruajtjen e traditave të mira morale dhe politike dhe në progresin e shoqërisë kosovare si dhe në afirmimin e brezave të të rinjëve si vlerë e shtuar e së ardhmes, prandaj unë edhe sot dua të besoj shumë në këto vlera dhe në alternativë të re të Qeverisjes demokratike.

Me ju së bashku, ju faleminderit ka shkruar deputeti Fatmir Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.