Hidromorava

Porosia e Enver Hasanit për Bllokun: Mos kërcënoni, mos fyeni, ruani dinjitetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani komentoi paralajmërimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe “Vetëvendosje” se do ta qojnë në Kushtetuese interpretimin e pikës 127 të aktvendimit të kësaj Gjykate. Hasani tha se nëse dikush e sjellë këtë kërkesë, atëherë do të vlerësohet lejueshmëria dhe merita e kërkesës.

“Nuk mund të jap mendim tani, kjo është çështje hipotetike. Në këtë fazë nëse dikush sjellë këtë kërkesë, atëherë janë dy faza, e para lejueshmëria dhe e dyta a ka merita ajo kërkesë. Por ne do të veprojmë në baza standarde”, tha Hasani.

Hasani iu përgjigj pyetjes edhe sa i përket deklarimeve se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar politikisht.

“Jeta është percepcion dhe ky është një percepcion i një pjese të politikës. Ne nuk mund t’i komentojmë ato. Gjykata Kushtetuese nuk i ka parasysh pasojat politike të aktvendimeve të saj.

Fundamenti

Ne jemi të bindur për atë që e kemi arsyetuar. Është demokraci dhe njerzit mund t’i shprehin mendimet, por duhet ta kenë parasysh ta ruajnë dinjitetin dhe të mos kërcënojnë, fyejnë ofendojnë, sepse Gjykata nuk e ka ofenduar askënd”, tha Hasani.

I pyetur se a mundet që presidentja Jahjaga të shpallë zgjedhjet e jashtzakonshme, Hasani tha se nuk mund të japë mendim për këtë.

“ Atë pyetje mund tia drejtoni Jahjagës, por nëse kemi ndonjë rast do të vendosim. Është çështje Kushtetuese dhe ne nuk mund të flasim për qështje që janë potecialisht problematike për të ardhmen”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.