Porosia e BIKU-ut në Gjilan: Mos u bëni pjesë e grupeve ilegale

Gjilan – Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale që me aktivitetin e tyre rrezikojnë jetën e të rinjve tanë dhe kërcënojnë sigurinë e vendit thotë për rajonipress Agim Hyseni sekretar i BIK-ut në Gjilan.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, aksionin e arrestimit të disa personave që dyshohen për pjesëmarrje në grupe ilegale e ka përkrahur dhe e sheh si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit, raporton rajonipress.
“Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale që me aktivitetin e tyre rrezikojnë jetën e të rinjve tanë dhe kërcënojnë sigurinë e vendit” thotë për rajonipress Agim Hyseni sekretar i BIK-ut në Gjilan.
Hyseni tha se qytetarët tanë duhet t’i përkrahin organet e shtetit dhe të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm e të pa adresë që manipulojnë fenë për qëllime johumane e jo fetare.
“Në Gjilan kemi pasur rastin e arrestimit të një imami në xhamin e re të lagjes së tetë dhe me atë rast është kontrolluar edhe xhamia. Për fat të mirë në xhami nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa imamit ju ka shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë.BIK edhe pse ka përkrahur aksionin e shtetit, ka vërejtje serioze në trajtimin e këtij problemi në aspektin medial” tha Hyseni./rajonipress/