Fundamenti

Porosia e Adnan Merovcit për Lutën: Unë po i them merre trashëgiminë e Ibrahim Rugovës se të bije hise ty

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Lutfi Haziri ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Po iu tregoj se Rugova i ka dashur njerëzit e rinjë, rininë. Lutfi Haziri ka qenë djalë i ri në atë kohë. I ri është edhe sot. Unë po i them merre trashëgiminë e Ibrahim Rugovës se të bije hise ty”ka thënë Adnan Merovci.

Adnan Merovci, shef i protokollit të Ibrahim Rugovës ka evokuar kujtime për të, shkurtazi në mënyrë kronologjike, duke thënë se Dr Rugova ka krijuar vlera dhe se filozofia e tij ishte një politikë transparente, duke shtuar se liria shpirtërore, në rend të parë erdhi me Rugovën.

Duke folur për tri hapa të Rugovës, Merovci ka përmendur, ruajtën e qenies njerëzore, faktin që Rugova theu mitin e Serbisë për Kosovën dhe orientimin properëndimor.

Mobi Casa

Ai vlerësoi se Rugova ishte një prijës dijetar dhe është ‘Babai’ i Pavarësisë.
Duke qenë gjithnjë afër Rugovës, ai ka kujtuar momente të caktuar ndër vitesh, ndërsa duke u ndërlidhur me nikoqirin e kësaj Akademie, kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, që në kohën e Rugovës, ishte një djalë i ri, aktiv në rrugën rugoviane, një bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, Merovci ka kujtuar se Dr. Rugova i donte të rinjtë, dhe ka përmendur një fakt të angazhimit, nga takimet me diplomatë, për t’u liruar Haziri nga burgu, ku ishte asokohe.

Në këtë vazhdë, Merovci duke e quajtur Hazirin ushtar i Rugovës, tha se e ka një porosi për të, duke kërkuar nga ai që ta marr në duar trashëgimin rugoviane, sepse i bije atij.
“Lutfi Haziri ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Po iu tregoj se Rugova i ka dashur njerëzit e rinjë, rininë. Lutfi Haziri ka qenë djalë i ri në atë kohë. I ri është edhe sot. Unë po i them merre trashëgiminë e Ibrahim Rugovës se të bije hise ty”, tha Merovci.

“Lutfi Haziri ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Po iu tregoj se Rugova i ka dashur njerëzit e rinjë, rininë. Lutfi Haziri ka qenë djalë i ri në atë kohë. I ri është edhe sot. Unë po i them merre trashëgiminë e Ibrahim Rugovës se të bije hise ty” tha Adnan Merovci./rajonipress/